• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti dështoi në takimin me krerët e partive të Kosovës, Krasniqi: Kurti ka mendime të çuditshme

by E S
28/06/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë.

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë. Në një deklaratë pas takimit, Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike.

Sipas tij LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje edhe propozon votimin dhe rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë vetëm që të zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për shumicën e krijimit i takon zotit Kurti me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime, që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish…Mos lëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike dhe mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses është hapi i parë në përmbytjen e rendit kushtetues. Ne bëmë thirrje që të arrihet konsensus, që të jepet e drejta të votohet pro, kundër dhe abstenim për kandidatët që propozonin… por ata kanë vendosur një pengesë që është votimi i fshehtë, dhe nuk mund të marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ka mundësi për gjetjen e zgjidhjes, por nuk ka vullnet politik. Abdixhiku theksoi se pas 30 ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën

“Pas tridhjetë ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën dhe do të duhej një interpretim i ri dhe LDK-ja shpreson në intervenimin e presidentes së Kosovës… Ne jemi të interesuar për respektimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të votojmë lirshëm si deputet ose për më tepër një propozim që doli që të votohet njëherë Komisioni dhe pastaj të rrëzohet komisioni me kusht që të votohet Albulena. Merreni me mend çfarë logjike, hajde bëjmë lojëra. Kushtetuesja i jep partisë së parë përgjegjësisë partisë së saj për 61 deputetë, ndërro bëj marrëveshje politike. Marrëveshja politike dhe konsensusi janë gjëra të panjohura për zotin Kurti”, u shpreh Abdixhiku.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë.

Next Post
“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

"Le të vdesin"/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In