• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti akuzon Vuçiç për hakmarrje: Kryemafiozi u bë trim pa sanksione

by A R
18/04/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Serbia është shtet mafioz”. Me këtë thirrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këshilloi qytetarët e tij që të bëjnë shumë kujdes gjatë kalimeve në Serbi dhe të mos bien pre e provokimeve. Në një konferencë për shtyp, bashkë ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla, pas mbledhjes së qeverisë, Kurti akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se urdhëroi marrjen peng të rreth 1500 shtetasve të Kosovës, si hakmarrje për avancimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Arrestimet që i bën Serbia, qoftë qytetarët e zakonshëm që e përdorin si vend transit për në vendet e BE-së, qofshin zyrtarë shtetërorë, këto nuk do të vinin nëse do të kishte sanksione. Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme të brendshme të saj që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqet një etapë të re në të cilin do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik, respekton të drejtat e qytetarëve, ndërsa Serbia është praktikisht shtet mafioz”, tha Kurti.

Ministri Sveçla akuzoi Serbinë se ka keqtrajtuar rreth 1500 shtetas të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, të cilin pas ndalimit e ka dërguar në Rashkë. Aty po mbahet në paraburgim për 48 orë dhe akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

“Dhjetë pjesëtarë policorë janë ndalur, pesë prej tyre janë liruar mbrëmë, kurse, katër prej tyre sot dhe vazhdon që zëvendësdrejtori i policisë të jetë i arrestuar. Zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar dje në Rashkë, metodë kjo e përsëritshme ndaj pjesëtarëve të Policisë për t’i marrë në pyetje nga Agjencia e tyre për Inteligjencë”, tha Sveçla.

Gjatë konferencës për shtyp, Sveçla bëri të ditur se policia serbe ka keqtrajtuar dhe marrë në pyetje qytetarët e ndaluar lidhur me të kaluarën e tyre, përfshirjen në UÇK apo vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre në vitet ’98-’99.

Si kryeministri Kurti, ashtu edhe ministri i brendshëm, bën thirrje për masa ndërkombëtare ndaj Serbisë për shkeljen e marrëveshjeve të shumta, përfshirë atë të lëvizjes së lirë. Gjatë së mërkurës, me dhjetëra autobusë dhe automjete me targa të Kosovës u ndaluan në pika të ndryshme kufitare të Serbisë për orë të tëra, me arsyetimin e kontrolleve të sigurisë ndaj rreth 1500 shtetasve të Kosovës. Atyre iu morën dokumentet e identifikimit dhe në shumë rast janë provokuar apo gjobitur pa të drejtë.

/a.r

Next Post
Ngjela: Grupi i Berishës, i korruptuar. Tryeza e sotme e PD ishte e suksesshme, e djathta duhet të bashkohet

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi raport midis dy hajdutësh”, Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In