Gjatë vitit 2019, monedha e përbashkët europiane u karakterizua nga një zhvlerësim i saj në këmbim me lekun.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rënie e euros vijoi edhe në 2019-n, duke u këmbyer mesatarisht me 123 lekë, me rënie 4.6 lekë në raport me mesataren vitit 2018.
Ndërsa për gjithë vitin 2018 kursi mesatar i këmbimit të euros ndaj lekut ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekë në raport me mesataren e një viti më pare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se tregu i brendshëm valutor ka rezultuar efektiv. Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm, në sajë të një balancimi më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë, si dhe të reagimit të Bankës së Shqipërisë.
Efekti i mbiçmimit të lekut ishte i pranishëm gjatë 6 muajve të parë të 2019, por u luhat në pjesën e dytë të vitit, gjithsesi brenda parashikimeve dhe pritshmërisë të Banksë së Shqipërisë.
/a.r