• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, ambasadori britanik në Tiranë: Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë…!

by Java News
06/05/2023 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Charles III u kurorëzua ditën e sotme Mbret në një ceremoni plot muzikë dhe simbolikë brenda Westminster Abbey Mbreti Charles, i veshur me rrobën prej kadifeje të kuqërremtë të gjyshit të tij, u betua, u vajos me vaj të shenjtë, përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit.

Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, ishin brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.

Kurorëzimi i Mbretit u ndoq përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike.

Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Charles III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.

King Smith: Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë në momentet e ndryshimeve të tilla të mëdha. Kurorëzimi e mishëron këtë. Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Ëestminster Abbey.

Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I dhe pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Charles do të jetë i dyzeti. Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 vende në Commonëealth, 14 Territore Jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende.

Mbreti është gjithashtu kreu i Commonëealth, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot kurorëzimin. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke pasqyruar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Por Mbreti Charles gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.

Përfaqësues nga besimet islam, hebreje, sikhë, hindu dhe të tjerë jo të krishterë vmorën pjesë në ceremoni për herë të parë, një tregues i shoqërisë multikulturore të Britanisë. Miliona britanikë që ishin të pranishëm u ftuan të merrnin pjesë dhe të betoheshin për besnikëri ndaj Mbretit./m.j
Next Post
Tea akuzoi familjarët e Kiarës se e kanë kërcënuar me jetë, ja reagimi i Zhaklin Lekatarit

Tea akuzoi familjarët e Kiarës se e kanë kërcënuar me jetë, ja reagimi i Zhaklin Lekatarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In