Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi parashikon fitoren e Shqipërisë, ekipit kombëtar të futbollit në ndeshjen me Serbinë, e cila luhet të enjten në qytetin shqiptar të Elbasanit.
“Nëse merret parasysh se në ekipin e Shqipërisë luan më shumë se gjysma e lojtarëve me origjinë Kosovare është në një farë mënyre dhe ndeshje e Kosovës dhe fitorja në fushën e Elbasanit do të jetë një fitore edhe për Kosovën”, ka thënë Thaçi.









