Kurir pretendon dhe e etiketon Ismail Morinën terrorist dhe se ai po përgatit, sipas fjalëve, një surprizë për kryeministrin Vuçiç
Më parë, thotë se Federata Shqiptare e Futrbollit deklaroi se Morinës i ishte ndaluar hyrja në stadium. Ndërkohë që ai me ndihmën e rrjetit të shoqërisë së vet ka konfirmuar se do jetë 100 Përqind në stadium dhe madje ka treguar dhe kartën me emrin e vet.
Morina, që ka dhe pseudonimin Ballist, ka thënë se do t’i përgatisë një të papritur kryeministrit serb, që ende s’ka vendosur të shkojë apo jo në ndeshje. Ai ka aluduar për syzet që Vuçiç ju thyen në Srebrenicë.









