Në prag të vizitës së kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç më 27 Maj në Shqipëri, kanë nisur paranojat e para të mediave serbe për një “dron” të mundshëm.
Është gazeta “Kurir” e cila shkruan në kryeartikullin e saj se kryeministri Vuçiç do të provokohet nga Rama dhe Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij.
Sipas “Kurir” vizita nuk do të bëhet duke respektuar protokollin, por gjatë vizitës do të ketë tre raste, të cilat konsiderohen provokim për serbët.
Fillimisht kryeministri Rama do të flasë për Shqipërinë e Madhe, pastaj shoqëria civile do të organizojë protesta kundër kryeministrit serb dhe në fund gazetarët që do të vijnë me Vuçiç nuk do të lejohen të bëjnë pyetje.










