• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuriozitet/Holanda s’ka të burgosur, i “importon” nga jashtë!

by Java News
21/11/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derisa Britania e Madhe dhe shumica e shteteve të botës po luftojnë me burgjet e mbipopulluara, Holanda ka mbyllur 19 burgje në vitet e fundit. Pse po ndodh kjo dhe pse disa thonë se është problem?

Në burg, nga kuzhina përhapet era e ushqimit. Një i burgosur pret perimet. Mendimi për një të burgosur me thikë mund të duket shqetësues, por mësimi i gatimit është një nga mënyrat të cilat të burgosurve u ndihmojnë ta marrin veten pas lirimit, shkruan Lucy Ash për BBC, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush ka problem me drogën, e zgjedhim këtë varësi; nëse jeni agresiv, shkoni në këshillim; nëse keni probleme me para, ju këshillojmë financiarisht. Përpiqemi ta eliminojmë shkakun e krimit”, thotë Van der Spoel, zëvendësdrejtori i burgut Norgerhaven, që gjendet në veri të Holandës.

“Kemi terrene për sporte të ndryshme e vende për piknik. Ajri i freskët e ul stresin. Të burgosurit mund të shkojnë të pambikëqyrur në bibliotekë, në klinikë ose në mensë. Kjo autonomi u ndihmon të përshtaten me jetën normale pas lirimit”.

Holanda ka një nga normat më të ulëta me të burgosur: 57 të burgosur për 100 mijë banorë. Rënia nuk është shkaktuar vetëm me rehabilitimin e mirë, por edhe me zhvendosjen e fokusit të Policisë nga droga në terrorizëm dhe trafikim njerëzor. Përveç kësaj, gjyqtarët holandezë përdorin alternativa të burgut, të tilla si puna për të mirën e përgjithshme, gjoba apo përcjellja elektronike e shkelësve.

Angeline van Dijk është drejtoreshë e shërbimeve të burgjeve në Holandë. Ajo thotë se burgjet gjithnjë e më shumë përdoren për ata që janë shumë të rrezikshëm për t’u lënë të lirë.

“Ndonjëherë është më mirë që njerëzit që të qëndrojnë me familjet e tyre, për të kryer dënimin në një mënyrë tjetër”, thotë ajo, duke shtuar se kanë dënime më të shkurta dhe ulje të shkallës së krimit në vend. “Kjo ndikon në zbrazjen e qelive”, transmeton Telegrafi.

Rojet nuk janë të kënaqur me mungesën e të burgosurve. Përfaqësuesi i sindikatës së tyre thotë se të rinjtë nuk duan ta bëjnë më këtë punë, sepse kurrë nuk e dinë se kur do të mbyllet burgu ku punojnë!

Kështu, një burg është bërë hotel luksoz, me apartamentet që quhen “Avokati”, “Gjyqtari”, “Drejtori” dhe “I burgosuri”. Të tjerët janë konvertuar në qendra për azilkërkues, ku kanë mbetur pak ish-roje.

Dëshira për të ruajtur vendet e punës ka sjell një vendim të çuditshëm: “importimin” e të burgosurve nga Norvegjia e Belgjika. Shtatorin e kaluar Norvegjia nisi “dërgesën” e parë të të burgosurve në Norgerhaven.

Drejtori është norvegjez, e rojat holandezë. Karl Hillesland thotë se regjimi në burgjet e Norvegjisë është bile edhe më liberal. Të burgosurve atje u lejohet të flasin për media, apo të shikojnë DVD. Dhe, synimi është që burgu të ngjajë me jetën në liri.

“Ka dallime në qasje, por në parim kemi të njëjtat pikëpamje”, ka thënë Hillesland.

Shumica e të burgosurve vullnetarisht lajmërohet për të shkuar në Holandë, sepse ushqimi dhe duhani janë më lirë aty. Ndërsa, atraksioni i ri është “Dhoma për Skype”! Kështu, polaku Michael, i dënuar në Norvegji, veç për Skype vendosi të shkonte në Holandë.

“Gruaja dhe djali s’mund të më vizitojnë, ndaj u përcaktova për këtu, për t’i parë e biseduar”, tha ai.

Çfarë do të ndodhë me burgun kur pas disa vitesh ikin norvegjezët? Rojat veç e dinë se një nga burgjet në veri do të mbyllet vitin e ardhshëm, po nuk e dinë se cili!, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Malësi e Madhe, 15 vjeçari i jep fund jetës, trupin e gjejnë familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In