Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me liderin e Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas, i cili i është bashkuar Moskës në kritikat për Ankaranë për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, muajin e kaluar.
Takimi i të enjtes, Lavrov – Demirtas, duket se ishte i projektuar për ta irrituar Turqinë, e cila ndërmerr një goditje të përgjakshme kundër kryengritësve kurdë në frontin e brendshëm, derisa angazhohet në luftën diplomatike kundër Rusisë, për shkak të aeroplanit të rrëzuar.
Lavrov i ka lavdëruar kurdët e Turqisë, duke i cilësuar si aleatë potencialë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe i tha Demirtasit se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj për së afërti me të. Por, Ankaraja në këtë takim ka parë vetëm “tradhti”, raporton Reuters.