Kurdët e Sirisë njoftuan sot krijimin e një rajoni federal në një zonë nën kontrollin e tyre në veri të vendit, një vendim i hedhur poshtë menjëherë nga regjimi i Damaskut si edhe nga opozita.
“Sistemi federal u miratua për rajonin Rojava dhe Veriun e Sirisë”, deklaroi Sihanouk Dibo, një përgjegjës i PYD-së, pratia kurde kryesore në Siri, në përfundim të një mbledhje në Rmeilane në veri lindje të Sirisë.
“Ne i japim bekimin tonë projektit të sisitemit federal Rojava – veriu i Sirisë”, njoftoi nga ana e tij, Aldar Xelil, i komitetit përgatitës të këtij projekti.
Bashkimi i tre kantoneve kurde (Afrine, Kobane dhe Jazire) bashkë me rajonet e pushtuara së fundmi nga forcat kurde në veri të sirisë, përbën një hap më shumë drejt autonomisë.