Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë pasdites.
Rreth orës 17:45 në vendin e quajtur “Gurra” janë përplasur mjeti tip ‘Benz’ me drejtues E.R. 32 vjeç banues në Laç, me një motor me drejtues shtetasin Sh. L. 67 vjeç dhe pasagjer në motor Sh.L. 55 vjeç, të dy banues në Kurbin.
Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar në gjendje të rëndë pasagjeri i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për sqarime të mëtejshme të rrethanave të ngjarjes./a.m.










