Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale botimin e librit të tij “Kurban” në gjuhën italiane.
Duke postuar një foto nga aktiviteti në Torino, Rama falenderon ata që bënë të mundur përkthimin dhe botimin, ndërsa prezantimi është bërë sëbashku me kritikun italian të artit, Vitorio Sgarbi.
“Një surprizë e këndshme pjesëmarrja në Sallën Blu të Panairit të Librit në Torino, ku së bashku me të papërsëritshmin Vitorio Sgarbi, prezantuam botimin italisht të “Kurbanit” – Faleminderit Arlinda Dudajt për përkushtimin, Ada Prizrenit për përkthimin dhe Daria Bignardi-t, për parathënien, tre gra të veçanta pa të cilat libri nuk do kishte rënë dot në dorën e lexuesve italianë” – shkruan Rama. /b.d











