• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurbani” dhe kurbanizimi i kulturës

by Afrim Krasniqi
12/10/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

U bë kohë që sa herë kryeministri kryen vizita zyrtare në vendet e rajonit, pjesë e protokollit bëhet edhe prezantimi i librit “Kurban” apo hapja e ndonjë ekspozite me punime me autor vetë kryeministrin. Kryeministri Rama e ka prezantuar librin e tij në Rumani, në Greqi, në Turqi, në Maqedoni, në Kosovë, dhe së fundi do ta bëjë edhe në Serbi. Referuar bilancit të përkthimeve të librave shqiptarë në gjuhë të huaj, asnjë libër tjetër nuk ka pasur më shumë përkthim e sukses gjatë 3 viteve të fundit sesa libri i kryeministrit. Ai u shit fillimisht në qytetet kryesore të vendit, përgjatë një turi kombëtar me strukturat e PS të drejtuara nga vetë autori i librit, më pas nisën përpjekjet për gjetjet e botuesve dhe përkthyesve në rajon. Sic e thotë vetë këshilltari i kryeministrit, ai negocioi për një kohë të gjatë me një botues në Beograd për ta përkthyer librin në serbisht. Tani libri është gati dhe gjatë javës kryeministri do udhëtojë atje për ta prezantuar, bashkë me një ekspozitë tjetër të punimeve të tij në pikturë. I njëjti skenar u përdor edhe në Rumani, në Athinë, Ankara e Shkup. Zyrtarë të shtetit që kërkojnë dhe gjejnë një botues dhe një galeri për librin dhe pikturat e kryeministrit!!

Në praktikat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë të njohura përpjekjet e politikanëve – autorë, por edhe të shteteve mikpritëse për të krijuar evenimente kulturore, si shenjë vlerësimi për vendin dhe autorin. Ja p.sh, në Shqipëri ka botuar libër ish Presidenti i Kroacisë Stipe Mesic apo ish kryeministri i Bosnjes Haris Silajxhic, i pari me një libër të jashtëzakonshëm mbi rënien e Federatës Jugosllave, i dyti me një libër po ashtu profesional e historik mbi arkivat amerikane mbi Shqipërinë. Janë përkthyer në shqip libra me vlerë historike e profesionale, që nga ish kryeministri italian D’Alema, e deri tek ish Presidentët Klinton apo Bush.

Krejt ndryshe nga kjo përvojë, “Kurban” apo siç serbët e kanë titulluar, “Sakrifica” nuk është një libër historik, as profesional, as traktat politik, as broshurë politike, as letërsi artistike, dhe si i tillë, nuk ka brenda tij asgjë të jashtëzakonshme. Ai ishte një libër nga ata që në gjuhën e krijimit quhen “të shkruar në 5 minuta duke parë tavanin”, – një përjetim personal në nevoja elektorale. Libri me vetëdije nuk respekton rregullat e krijimit, as të sintaksës të gjuhës shqipe, ka fjali të gjata, etiketime nominale, nuk ka strukturë, nuk ka mesazh dhe as nuk prezanton një platformë politike, – dhe për më tepër, gjatë përkthimeve të ndryshme, i janë hequr faqe të ndryshme, kryesisht për shkak se personazhet ose ngjarjet e përmendura në libër gjatë kohës nga botimi i parë janë aleatë e miq të kryeministrit, pra të autorit të librit. Shtëpia botuese serbeSamizdat përshkruan librin si “një rrëfim pragmatist mbi një konflikt politik në Shqipëri”, – pra konflikti në Shqipëri prezantohet në Beograd. Imagjinoni që një kryeministër i një vendi tjetër të prezantojë në Shqipëri një libër kundër rivalëve të tij politikë! Vetëm mund të imagjinohet, por nuk mund të ndodhë. Kurse me “Kurbanin” edhe imagjinohet, edhe po ndodh. Autori Rama, para se të ishte politikan e kryeministër, ka krijime shumë më të mira publicistike e politike, kryesisht të fillimit të viteve 90, dhe nëse do donte një prezantim dinjitoz për veten dhe vendin, mund të ulej të shkruante një traktat mbi problematikat dhe proceset rajonale. Jo, ai ka zgjedhur librin e tij “Kurban”, i shkruar në ditët e zhgënjimit me të gjithë e me gjithçka, kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, i prekur nga humbja e diskutueshme e një gare rutinore dhe një posti lokal politik.

Nuk ka dyshim se apriori, reklama që i bëhet kryeministrit në vizitat e tij, qoftë si autor libri apo pikture, krijon imazh pozitiv dhe në gjuhë diplomatike merr vlerësime pozitive. Simbolikisht, më mirë një kryeministër që prezantohet me libër e me piktura sesa me muskuj apo pasion të dëfrimit në lokalet e natës, – siç ka ndodhur të kemi pasur ndonjë në të kaluarën. Në këtë lexim botimi i “Kurban” në Serbi apo ekspozita shoqëruese me pikturat e tij formalisht do duhej të ishte lajm i mirë.

Në politikë dhe në marrëdhënie shtetërore simbolet kanë jetë të shkurtër, produkti mbetet. Në këtë këndvështrim ka disa detaje që bashkojnë rastet e botimeve të “Kurban”, të cilat meritojnë vëmendje. Botimi në Serbi është pjesë e një projekti rajonal, për të botuar disa libra shqip, të përzgjedhur, përmes të cilëve nxitet paqja e dialogu, si dhe njihen më mirë kulturat, autorët dhe krijimtaria artistike në rajon. Nuk ka dilemë se në hierarkinë e rreth 15-20 librave më të mirë shqiptarë, libri “Kurban” nuk ka vend dhe asnjë juri serioze nuk e merr në konsideratë. Letërsia shqipe ka Kadarenë, Arapin, Agollin, Kongolin, Spahiun, Çelën, London, Xhuvanin, Blushi, Mustafaj, Stani, Zogaj, Leshanaku, Aliçkaj, etj, apo më të rinjtë Tufa, Dibra, Leka, etj, pra ka një listë të gjatë krijuesish që artistikisht kanë libra shumë më me vlerë sesa “Kurbani” i kryeministrit dhe që prezantojnë më me shumë dinjitet kulturën shqiptare sesa përzgjedhja nga protokolli shtetëror.

Me Kurbanin e Ramës do prezantohet edhe shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare me “Pallati i Ëndrrave”, si dhe autori kosovar Petrit Imami me “Serbët e shqiptarët përgjatë shekujve”, si dhe është në proces Veton Surroi me librin “Ambasadori”. Duke vendosur “Kurban” në një listë me Kadarenë, iniciuesit thjesht duan t’i japin vlerë shumë herë më të madhe sesa ka. Por, në tërësi, mungojnë përfaqësuesit më të njohur të shkrimit shqip, sepse ata, nuk janë preferencë e publikut në Beograd, nuk kanë nën urdhrat e tyre stafin lotues të kryeministrit dhe as ambasadën në Beograd, si edhe se ndonjë prej tyre nuk është votues i kryeministrit dhe koalicionit të tij. Në botën shqiptare kaq mjafton për të krijuar me urdhër sistemin hierarkik të vlerësimit. Në këtë këndvështrim, rekomandimi e lobimi zyrtar nga shteti shqiptar i “Kurban”, përkthimi dhe prezantimi i tij përmes protokollit shtetëror si ngjarje e arritje kulturore midis dy vendeve, nuk i sjell dobi as promovimit të librit e kulturës shqiptare dhe as nuk ndihmon të prezantohet letërsia shqipe në një mjedis të njohur për paragjykimet dhe denigrimet edhe kulturore ndaj shqiptarëve.

Së fundi, historia politike e “Kurban” dhe e krijimtarisë me sponsor politik e gjeopolitik, që tenton të imponojë vlera që nuk ekzistojnë dhe të njësojë hierarkinë politike me hierarkinë kulturore (për shkak se kryeministri ka shumë pushtet, atëherë është piktori më i mirë, shkrimtari më i mirë, kritiku letrar më i mirë, sportisti më i mirë…!!) vjen si një mbetje nga mentalitetet e revolucionit kulturor të viteve ’70 dhe një tregues, se shoqëria shqiptare është në krizë vlerash dhe përfaqësimi.

Suksesi do të zgjasë aq sa zgjat mandati i kryeministrit në post. Ditën që ai ikën nga posti, kur shteti e servilët nuk do jenë nën urdhrat e tij, askush nuk do kujtohet më për “Kurbanin”, as ata që e kanë blerë, qoftë nga kureshtja, nga interesi profesional, nga detyrimi protokollar apo “për ti bërë qejfin shefit”. Do të kujtohet në memorien e viteve si një anormalitet tjetër tranzicioni, si kurbanizim i kulturës dhe publikes në emër të nevojës për show e imazh, si një nga librat unikë që ndryshoi titullin apo përmbajtjen sa herë u përkthye në një gjuhë të huaj dhe që u sponsorizua si prioritet kombëtar nga pushteti dhe klientët e pushtetit këtu e në rajon. Deri atëherë, lexim të këndshëm greqisht, turqisht, rumanisht, e së fundi edhe serbisht të “Kurban”-it, librit të shkruar nga udhëheqësi ynë i radhës, i cili në një vend kurbanesh e sakrificash, kam frikë se nuk do jetë as eksperimenti i fundit!

Next Post
VIDEO/ “Të ndenja tek koka gjith këtë behar”… Një këngë shqiptare për hashashin

VIDEO/ “Të ndenja tek koka gjith këtë behar”... Një këngë shqiptare për hashashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In