Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre, ndërsa shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.
“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama. Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.
/b.h