• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur Vatikani përze politikën dhe fton të varfërit

by S M
18/12/2016 00:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kush e ka parë Papa Françeskun të lëvizë nëpër botë me një makinë të vogël dhe të lirë, apo të lajë këmbët e të sëmurëve e lypsave, ose të ndezë një valë polemikash ndaj kardinalëve, për kushtet luksoze në të cilat jetojnë – pasi i ka parë të gjitha këto, do të kuptojë me gjasë edhe arsyen e ndryshimit, këtë Krishtlindje, të një zakoni të vjetër sa demokracia shqiptare 25 vjeçare. Atë të paradës së vizitave të krerëve të politikës e institucioneve, në dyert e Kishës Katolike.

Një lajm i shpërndarë tre ditë më parë nga zëdhënësi i Arkidioqezës së Tiranës e Durrësit, njoftonte se  “…Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufinjtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës.

Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim”

Këtë thotë njoftimi i Kishës Katolike. Me një të rënë të lapsit, kleri katolik ka shbërë një kanun të shëmtuar një çerek shekullor, ku politika shqiptare vishte petkat e festës dhe kapardisej para kamerave, me fraza shabllone dhe hipokrite, që të sillnin zorrët në grykë. Në 25 vjet kemi parë thuajse të njëjtat fytyra të thonë thuajse të njëjtat gjëra. Të gjithë falsë dhe të sforcuar në garën për të shpalosur një humanizëm dhe një përdëllim, të cilët në një masë të madhe nuk gjejnë asnjë pasqyrim në jetët dhe veprën e politikanëve në fjalë.

Krishtilindjet mes të varfërve dhe larg politikës, janë një formulë tejet e gjetur, për të cilën Kisha katolike duhet duartrokitur. Sepse kjo është përpjekje konkrete dhe e hapur për të shpëtuar të paktën kalendarin fetar nga politizimi, politikanët dhe gënjeshtrat që ata sjellin me vete.

Pas Krishtlindjeve duhet të shpresojmë që edhe pjesa tjetër e festave fetare të largohet nga parada false e politikës. Sepse krerët e Klerit shqiptar duhet të kuptojnë se të mëdhenjtë e këtij vendi nuk i ha shumë meraku për thelbin e festave fetare. Ata thjesht duan të monopolizojnë edhe atë pjesë të vëmendjes publike që shkaktojnë Krishtlindjet, Pashkët, Ramazani apo Kurban Bajrami. Një ritual i shëmtuar që duhet të marrë fund me spostimin e kamerave e mikrofonave, nga të njëjtët personazhe, tek mesazhet e vërteta që rrezatojnë festat fetare.

Next Post
Serbia do hapë në Paris ekspozitën “Kosova e Metohija – 10 hapa”

Gjuriç hyri 14 herë në Kosovë, por s’ka fletarrest ndaj tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In