• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të mbetet droga në derë 8 muaj para zgjedhjeve

by Flogert Muça
01/11/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Partia Demokratike gjithë luftën e saj politike kundrejt mazhorancës e ka shtrirë në 2 “parcela”, siç ajo me shumë zell e përdor si term. E para është sulmi mbi Policinë e Shtetit dhe ministrit Tahiri dhe e dyta sulmet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Beqaj. Që për fatin e keq të saj,( sipas sondazheve që kryeministri i vendit ka cituar në media disa herë) janë ministritë me punën më të mirë në perceptimin publik. Kjo e dyta tanimë është prej kohësh e pasulmuar, pasi debati shterroi në çdo lloj medie, duke dalë në përfundimin se nuk është bërë magji, por që jo pak është bërë.

Ndërkohë sulmet e përditshme që vijojnë nga ministri i brendshëm e deri te polici më i thjeshtë nuk janë gjë tjetër veçse një shtirje e Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Ata e kanë kuptuar nga i pari te i fundit që kanë gjetur sektorin e gabuar për të bërë oponencë, por të zënë në kurthin e “mosndryshimit” të strategjisë për hir të riskut politik, padashur veçsa kanë përfunduar jo vetëm të pabesueshëm, por edhe qesharakë e “armiq” me ndërkombëtarët.

Por, pse PD nuk ndalet në këtë betejë me ndërkombëtarët? Përballë shifrave të Guardia Di Finanza dhe ndihmës që ofron BE për luftën ndaj drogërave dhe shfaqjeve të opozitës që dje ishte në pushtet, kë beson opinioni publik? Pse janë kaq të fajshëm ndërkombëtarët?

Shpura e re që Basha ka sjellë në PD mesa duket nuk i ka lexuar siç duhet sondazhet e brendshme dhe ka orientuar gabim mesazhin politik. Berisha dhe Basha e dinë mirë se ndërrimi i strategjisë së komunikimit më pak se një vit para zgjedhjeve është një rrugë drejt disfatës.. Siç dhe e dinë se në 3 vjet nuk kanë mundur të mbjellin asnjë fije besimi të qytetarët.  Të cilët do tundoheshin ndoshta nëse do të kishte një alternative reale PD-ja, por që s’afeksiononen aspak nga propaganda e një partie që deri dje kishte një Lazarat shtet më vete dhe mungesë totale vëmendje ndaj kanabisit. Megjithatë, nuk ndalen përballë ndërkombëtarëve, sepse doktori ka treguar se di të luajë mirë në sulm për të parandaluar ndonjë gol nga krahu i tij. Reforma në drejtësi është një problem i madh për të dhe tjerët pas tij, ndaj ai do sulmojë me çdo mjet punën e Policisë dhe asistencën e BE-së, si për të thënë se “Sido që të shkojë puna, unë do bëj luftën time”

Berisha-Basha-Bujari (Nishani) e dinë se droga nuk doli sot, por se ishte aty edhe në kohën e tyre. Nuk luftohej nga shteti ndaj edhe nuk kishte lajme për të. Ndërsa sot, kur interesa të mëdha shkulen nga rrënjët e digjen, është kthyer vëmendja dhe lajmi natyrisht. A duhet që për këtë arsye Policia dhe BE-ja të tërhiqen nga lufta ndaj saj? Kjo është një pyetje retorike që Berisha dhe Basha e dinë, por që për momentin ju duhet kjo zhurmë për të mbajtur ndezur një flakë të zbehtë të një opozitarizmi që nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të lërë sallën e Kuvendit e të ulërasë rrugëve vetmitare.

Letra e Komisionerit për Migracionin Çëshjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian Dimitris Avramopoulos, i cili vlerëson punën e bërë nga policia shqiptare si pozitive ku shprehet se ministri ka tregur që ka qenë në anën e drejtë të luftës kundër kanabisit dhe se BE do jetë krah Shqipërisë në këtë betejë, është një tjetër shuplakë që PD mori sot nga Brukseli. Natyrisht, dhe pse ju dhemb nuk bëjnë zë. Nuk ndërrojnë strategji sepse nuk kanë alternativë dhe e kanë kuptuar se lufta e tyre politike me pikë kyçe kanabisin, i ka bërë jo vetëm të pabesueshëm për qytetarët, por edhe qesharakë përballë ndërkombëtarëve.

Next Post
Thjesht e bukur…! (FOTOT)

Thjesht e bukur...! (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In