• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të “kallëzojnë” të kallëzuarit… është luks

by Artur Ajazi
21/10/2020 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, ka 30 vjet që është kthyer në një grupim folkloriko-politik me përbërje të çuditshme brënda saj. Në atë parti gjenden bij komunistësh, nipër ballistësh, djem gjyqtarësh dhe prokurorësh të kohës së diktaturës, ish-komunistë fanatikë që drejtojnë atë forcë politike, dhe tek-tuk ndonjë ish-legalist dhe ish-i përndjekur.

Mendoje tani, çfarë konglomerati ka brënda një partie, që fatkeqësisht ka marrë dy herë pushtetin në Shqipëri, që ka mëkate të shumta ndaj vendit dhe shqiptarëve, që ka brënda saj të akuzuar dhe të denoncuar për vjedhjen e fondeve publike, që ka brënda saj abuzues dhe mashtrues, dhe që sillet sikur është “qelibare”. Kryetari i saj, njeriu që mbart mbi shpinë akuza ende të parehabilituara nga drejtësia, prej 1 jave, nuk lë ditë pa dërguar sejmenët e tij në SPAK (edhe pse e ka penguar ngritjen e kësaj strukture të drejtësisë re), nuk lë ditë pa dalë dhe pa baltosur punën dhe projektet e investimeve në gjithë vendin, nuk lë ditë pa u marrë me “gozhdën” e Nastradinit, inceneratorët e plehrave. Kur të kallëzojnë të kallëzuarit, në fakt është luks.

Për Edi Ramën, nuk ka shans më të madh se sa, të akuzohet nga një ish-ministër i akuzuar dhe denoncuar për Rrugën e Kombit, për 21 Janarin, për shkatërrimin e Tiranës sa ishte aksidentalisht kryetar bashkie i saj, etj, etj. Kur të kallëzojnë të kallëzuarit, kur të akuzojnë të akuzuarit, dhe kur të baltosin të baltosurit, është fat i madh. Kjo pasi shqiptarët e kanë parë dhe dëgjuar me sy dhe veshë, njeriun që dogji institucionet e vendit me molotovë, njeriun që fshihej pas “raportit” kur thirrej në gjyqe, se si del sot dhe ngre zërin kur “akuzon” dhe lexon denoncime të shpëlara për ministrat dhe kryeministrin Rama. Rruga e vetme për të qenë jo vetëm transparent, por dhe serioz para popullit, mbetet rruga drejt organeve të drejtësisë, pasi atje ligji ndaj “shapin nga sheqeri”, duke fajësuar mbi fakte  fajtorët, dhe jo duke mbledhur çdo ditë mediet në zyrat e partisë, për të mbushur faqet me llogje fushate. Kur të kallëzojnë të kallëzuarit, është trashësi mendore dhe lajthitje logjike e tyre, e një njeriu që nuk ka më ç’të humbasë, duke shpresuar në “mrekulli hyjnore”.

Një kryetar partie që e ka varur fatin e tij politik në seriale mashtrimesh, një kryetar partie që arrin merret seriozisht me “babalet” dhe angazhon gjithë taborrin e tij për ta bërë të besueshme deklaratën e një mashtruesi, një kryetar partie që shpreson se do të “fitojë pushtetin” duke numëruar paditë penale ndaj kryeministrit të vendit, ai nuk është më politikan, por thjesht  njeri  tranzitor.  Me presione dhe kërcënime, me ultimatume dhe fjalor vulgar, të kallëzuarit e ish-opozitës, po mundohen të fitojnë kohë apo dhe vota shqiptarësh. Duke bërë llogaritë gabim, duke ndjerë humbjen e madhe, dhe duke menduar se Edi Rama, do të largohet nga pushteti me pazare  dhe presione fushate, ata kanë rritur ndjeshëm gamën e idiotësive, duke u bërë më shumë se qesharakë.

Next Post
Turku në Shqipëri filmon fqinjën kur i hyn tek shtëpia, godet me gurë makinat dhe…

Turku në Shqipëri filmon fqinjën kur i hyn tek shtëpia, godet me gurë makinat dhe...

Comments 1

  1. Fahriu nga Pogradeci says:
    5 years ago

    Imagjino kur te kall2zon luli, gazi, palokia grida dumes etjere…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In