• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të heqin vizën shqiptarët!

by Mero Baze
19/08/2017 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një raport i një polici korrekt në Holandë, i cili është realisht i shqetësuar për rritjen e kriminalitetit nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në rajonin e tij, ka rikthyer në Shqipëri më shumë se në Hollandë, debatin për rikthimin e vizave. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me ndonjë kërkesë zyrtare të Holandës, por me ditën e zakonshme të punës së policisë së saj, pra edhe pse nuk ka asnjë indikacion që të ketë politikë speciale kundër Shqipërisë për heqjen e vizave, Sali Berisha ka prishur rehatinë e tij, në vilën luksoze të Lalzit, dhe po përpiqet të ngrejë një alarm fals.

Mundësia që Bashkimi Europian të forcojë kontrollet kufitare pas ngjarjeve terroriste është real dhe një masë e duhur. Po ashtu, mundësia që shtetasit nga vende si Shqipëria duhet të jenë më të besueshëm kur udhëtojnë, dhe për këtë duhet të paraqesin prova, po ashtu duket se do të ndodhë. Por as Holanda, as Franca dhe as ndonjë vend tjetër europian, nuk ka ndonjë propozim për rikthim të vizave.

Raporti që citon sot shtypi shqiptar është një raport që hartohet nga policia e çdo vendi që ka probleme me të huajt, por nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të shtetit rreth vizave. Ato janë sugjerime që institucionet i bëjnë njëri- tjetrit brenda vendit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për të.

E vetmja gjë që ja vlen të diskutojmë, është përse Berishës i ka mbetur ora tek vizat dhe mendon se mund të terrorizojë shqiptarët, duke menduar se atë që nuk e bën dot si opozitar, mund ta bëjë si shantazhues?

Politika e heqjes së vizave është politikë europiane dhe jo shqiptare. Shqiptarët janë përfitues ashtu si vendet e tjera. Në Europë nuk ka arsye antishqiptare për të rikthyer vizat. Nëse do ketë ndonjë ditë arsye europiane, mund të ketë dhe ne nuk e ndalim dot.

Por tani nuk ka asgjë të tillë. Tani ka vetëm një plak të lodhur e të xhindosur që i kanë hequr vizën shqiptarët, dhe që ai mendon se mund t’i trembë dhe t’i shantazhojë ata, duke krijuar fabula për rikthim vizash.

Për më tepër që nëse ka njeri kompetent për Holandën dhe vizat holandeze, ai është vet kryetari formal i opozitës, i cili është dhëndër brenda në një familje holandeze. Rikthimi i vizave dëmton rëndë lëvizjen e lirë të opozitës e cila duhet të çojë çdo fundjavë në Holandë kryetarin e saj për të kontrolluar a janë ujitur lulet në shtëpi. Por nuk ka ndonjë lajm të tillë, ndaj mos u shqetësoni.

Berisha, pikërisht prej marazit të atij që i ka ikur pa vizë dhe pa leje nga selia e partisë dhe po shijon pushimet pasi ka marrë me vete çelësat e SHQUP, po përpiqet të krijojë fabula opozitare në Tiranë, të cilat dëshmojnë se sa joserioz ka qenë i pari vendit, i cili së paku e di si janë vendosur vizat dhe të paktën duhet të bëjë edhe sikur e di si rikthehen.

E vetmja vizë që është hequr përgjithnjë, është viza që shqiptarët i kanë hequr politikës së Berishës dhe për atë nuk do të ketë rikthim. Përpjekja e tij për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të humbasin, tani që ai nuk është në pushtet, është përveçse banale dhe e ligë, edhe një tregues i urrejtjes që ai ka për faktin, që shqiptarët të parën në listën e gjërave që nuk duan, kanë Berishën. Pastaj heqjen e vizave.

Next Post
Detajet/ Në pritje të dy dasmave VIP…

Detajet/ Në pritje të dy dasmave VIP...

Comments 1

  1. Agron says:
    9 years ago

    Ik o Sefer se vetem Baze i vjene hakut berishes dhe soit te tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In