• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur Stalini i kërkonte SHBA dhe Anglisë të njihnin qeverinë e Enverit

by A R
25/08/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, japin dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë.

Incidenti i Korfuzit, pse anglezët morën arin e shqiptarëve

Më 18 mars të vitit 1946, Kuvendi Popullor ngarkoi E. Hoxhën të formonte qeverinë, e cila mori votëbesimin pas katër ditësh. Përbërja e saj, me fare pak ndryshime, qe e njëjta me atë të qeverisë së përkohshme demokratike, të formuar në Berat, në tetor të vitit 1944.

Realizimi i zgjedhjeve të lira për Asamblenë Kushtetuese, që përcaktoi formën e organizimit shtetëror dhe të gjitha aktet e mëpasme: miratimi i Kushtetutës dhe formimi i qeverisë, qenë kushtet e domosdoshme, nga përmbushja e të cilave varej njohja diplomatike e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha. Prandaj dhe përpjekjet kryesore të qeverisë së RPSH-së në fushën e politikës së jashtme u përqendruan në njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Në etapën përfundimtare të luftës, kontaktet midis lëvizjes së rezistencës dhe tre fuqive kryesore të koalicionit antihitlerian mbaheshin nëpërmjet misioneve ushtarake të ndërlidhjes, që ndodheshin në Shqipëri, të cilat, pas çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë gjermanë, morën statusin e përfaqësive të përhershme ushtarake pranë qeverisë së Përkohshme Demokratike.

Në nëntor-dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, Qeveria e përkohshme demokratike iu drejtua BRSS-së, si e vetmja qeveri e Shqipërisë. Qeveria Britanike, e cila mbante lidhje edhe me grupet alternative çlirimtare (apo pseudoçlirimtare), si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, nuk e pranoi këtë hap.

Bashkimi Sovjetik, i kushtëzuar nga detyrimi për të bashkëvepruar me aleatët lidhur me popujt e çliruar, nuk mund të ndërmerrte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mënyrë të njëanshme. Më 30 tetor të vitit 1945, qeveria sovjetike i dërgoi ambasadorit të SHBA-së në Moskë, A.Harrimanit një notë, në të cilën bënte të ditur dëshirën e vet për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe shprehte gatishmërinë për të njohur, në të njëjtën kohë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë Demokratike. Aleatët ishin të një mendjeje.

Vendi i parë që njohu qeverinë e RPSH-së, në maj të vitit 1945, ishte Jugosllavia. Në tetor-nëntor, shembullin e saj e ndoqën Polonia, Bullgaria dhe Çekosllovakia. Në 10 nëntor të po atij viti, kreu i misionit të ri ushtarak sovjetik që kishte ardhur në Shqipëri në qershor të vitit 1945, koloneli S.V.Sokollov, në emër të qeverisë së BRSS-së, dorëzoi në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, notën për njohjen e administratës së re shqiptare, si qeveri të ligjëruar. Më 11 janar të vitit 1946, ambasadori i parë sovjetik, D.S.Çuvahin, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Kuvendit Popullor, Omer Nishani, ndërsa në dhjetor marrëdhëniet ishin vendosur.

Qëndrimi i aleatëve anglo-amerikanë karakterizohej nga luhatje të shumta. Në janar të vitit 1945, SHBA-ja dhe Britania e Madhe tërhoqën misionet e veta ushtarake, të cilat ndodheshin pranë Shtabit të Përgjithshëm të FNÇL-së, për t’i zëvendësuar me të tjerë, detyra e të cilëve do të qe përgatitja e mjedisit për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Në mars të vitit 1945, erdhi në Tiranë misioni i ri britanik, ndërsa në maj misioni diplomatik i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Më 12 nëntor të vitit 1945, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e notës sovjetike, të njëjtat dokumente i dërguan qeverisë shqiptare dhe aleatët anglo-amerikanë. Ata shprehnin dëshirën e përbashkët për të patur nga pushtetarët shqiptarë dorëzaninë se zgjedhjet e 2 dhjetorit do të ishin demokratike dhe kërkonin lejen për pjesëmarrjen pa asnjë pengesë në to, të përfaqësuesve të shtypit.

Veç kësaj, nota amerikane këmbëngulte për njohjen e ligjëruar të të gjitha marrëveshjeve e traktateve të lidhura midis SHBA-së dhe Shqipërisë, përpara 7 prillit të vitit 1939. Kërkesa për lejimin e shtypit u pranuan, ndërsa për detyrimet kontraktore qeveria shqiptare nguli këmbë në formulën e përcaktuar nga Kongresi i Përmetit për rishikimin e pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për njohjen vetëm të atyre, të cilët nuk cënonin sovranitetin e Shqipërisë.

Pala shqiptare shprehu gatishmërinë për të diskutuar bashkarisht  përmbajtjen konkrete të këtyre dokumenteve dhe të linte në fuqi ato, që merrnin parasysh interesat e vendeve. Bisedimet, të cilat filluan në verën e vitit 1946, nuk patën sukses. Ndërkohë, në vend zhvilloheshin procese gjyqësore, të cilat demaskonin komplotet antipopullore dhe lidhjet e sabotatorëve e komplotistëve shqiptarë me zbulimet anglo-amerikane.

Në situatën kur Lindja dhe Perëndimi grumbullonin forcat për t’iu kundërvënë njëra-tjetrës, bisedimet rutinë shqiptaro-amerikane qenë të përcaktuara të dështonin dhe në nëntor të vitit 1946, misioni amerikan braktisi Tiranën.

Të njëjtin fat patën marrëdhëniet shqiptaro-britanike. Shkak për mosvendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, veç proceseve politike të përmendura më lart, u bë edhe incidenti i njohur i kanalit të Korfuzit, i tetorit të vitit 1946.

Dy dragamina britanike u hodhën në erë nga minat në ujërat territoriale të Shqipërisë, të cilat shkaktuan viktima në njerëz. Qeveria shqiptare mohoi përgjegjësinë për ngjarjen dhe Britania e Madhe iu drejtua OKB-së me një ankesë. Gjyqi ndërkombëtar i Hagës e njohu Shqipërinë fajtore, që, siç u sqarua më pas, nuk ishte pa baza dhe me vendimin e dhjetorit të vitit 1949, e detyronte të paguante një shumë jo të vogël parash si barazpeshim.

Pas mospranimit të Shqipërisë për të zbatuar vendimin e gjyqit, qeveria britanike bllokoi arin e “Bankës së Shqipërisë”, që ruhej në Romë e, që në fund të luftës, ishte mbartur në Londër. Kështu, përfaqësuesi diplomatik britanik, i cili priste në Itali përfundimin e konfliktit, nuk mbërriti kurrë në Tiranë./Mapo/r.a

Next Post
Njerëz, mos i kërkoni llogari Veliajt për stuhitë

Njerëz, mos i kërkoni llogari Veliajt për stuhitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In