• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur shteti braktis vetveten

by Baton Haxhiu
14/02/2025 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Donald Trump, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020, krijoi një precedent të rrezikshëm duke sfiduar legjitimitetin e institucioneve demokratike. Me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, ai tregoi se mund të përdoret presioni i turmës për të minuar shtetin e së drejtës. Kjo logjikë politike, që zëvendëson ligjin me rrugën, po shfaqet shqetësuese edhe në Shqipëri.

Bllokimi i Gjykatës së Posaçme dhe mosndërhyrja e Policisë kanë elementë që i ngjajnë asaj fryme trumpiste. Shteti vihet përballë turmës dhe e braktis detyrën e tij për të mbrojtur drejtësinë. Kjo është rruga që çon në kaos dhe delegjitimon vetë themelet e shtetit demokratik.

Një tjetër moment me rëndësi vjen në kujtesën tonë. Në vitin 2013, në Turqi, gjatë protestave të Gezi Parkut, policia u akuzua për dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Megjithatë, një aspekt që shpesh kaloi pa u vërejt ishte rreziku tjetër ekstrem: kur policia nuk vepronte fare. Grupime të dhunshme morën kontrollin mbi disa lagje, duke kërcënuar banorët dhe duke sulmuar institucionet vendore, ndërsa policia qëndroi e tërhequr për shkak të urdhrave politikë.

Mosveprimi i policisë nuk ishte shprehje tolerance, por braktisje e rolit të saj për të garantuar rendin dhe mbrojtur qytetarët. Në këtë rast policia u bë e politizuar dhe krijoi po aq rrezikshmëri sa një polici abuzuese.

Duke lexuar me vëmendje njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me mosreagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestës së 12 shkurtit, ngjarja ngre një problematikë më të thellë sesa thjesht një dështim operacional.

Kjo situatë pasqyron një sjellje vetëshkatërruese të shtetit, e cila mund të konsiderohet një kurth që shteti i ngre vetes, duke cenuar themelet e tij: autoritetin, pavarësinë e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Dobësimi i pavarësisë së gjyqësorit

Mosveprimi i Policisë së Shtetit për të mbrojtur perimetrin e jashtëm të Gjykatës së Posaçme dhe për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit administrativ krijon një mesazh të rrezikshëm se institucionet e drejtësisë mund të mbeten të pambrojtura përballë presionit të turmës.

Në këtë mënyrë, shteti e vendos veten në pozicion të tillë ku lejon precedentë që nesër mund të përdoren kundër çdo institucioni tjetër. Kjo është një plagë që hapet nga vetë shteti dhe mund të keqpërdoret nga çdo forcë politike apo grup i organizuar që synon të ndikojë apo shantazhojë drejtësinë.

Kjo thënë më së buti mund të quhet si shpërbërje e Autoritetit të Policisë.

Mosprania e policisë në një situatë të tillë i jep një goditje serioze besimit publik te forcat e rendit. Në vend që Policia e Shtetit të konfirmonte rolin e saj si garant i sigurisë dhe ligjit, ajo ka shfaqur një dobësi të pakuptueshme, duke i dhënë mundësi turmave të fitojnë terren dhe duke i bërë qytetarët të mendojnë se ligji varet nga forca e numrave dhe jo nga shteti i së drejtës. Në thelb, shteti saboton vetë autoritetin e tij dhe neutralizon funksionin mbrojtës të policisë.

Kjo sjellje ngre dyshime të arsyeshme: A është Policia e Shtetit e frikësuar për të ndërhyrë apo është e ndikuar politikisht që të mos e bëjë këtë? Në të dyja rastet, rezultati është i njëjtë: shteti dëmton vetveten.

Nëse policia tërhiqet nga detyra për shkak të presionit politik ose nga frika për të përballuar protestuesit, atëherë shteti nuk funksionon më si një sistem me rregulla, por si një arenë ku më i forti vendos.

Kur shteti toleron që një grup protestuesish të bllokojë hyrjen e gjykatës, të pengojë lëvizjen e gjyqtarëve dhe madje të qëllojë automjetet e tyre, ai nuk është thjesht pasiv. Ai në fakt i legjitimon këto sjellje si mjete të pranueshme për të bërë presion mbi drejtësinë. Një akt i tillë është në vetvete një minë me sahat për funksionimin e institucioneve në të ardhmen.

Shteti nuk mund të zgjedhë kur të zbatojë ligjin. Ligji duhet të funksionojë njësoj për të gjitha situatat, pavarësisht se kush është protestuesi apo kush është personi nën hetim. Një polici e cila ndërhyn në një protestë dhe qëndron indiferente në një tjetër, nuk është më garante e ligjit, por një instrument i përzgjedhjes politike apo i llogarive të momentit.

Shteti nuk duhet të tërhiqet asnjëherë një hap pas para turmave. E drejta për protestë është e shenjtë, por ajo nuk mund të cenojë lirinë dhe sigurinë e të tjerëve dhe sidomos të verë në rrezik insitucionet. Shteti nuk mund të lërë që një gjykatë të bllokohet apo të frikësohet, sepse këtë e kthen kështu në një normë për çdo protestë të ardhshme. Tek e fundit Shteti nuk duhet të dorëzohet nga frika e perceptimeve publike.

Ndërhyrja e policisë për të garantuar rendin publik nuk është represion. Nuk duhet të ngatërrohet ndërhyrja ligjore me dhunën shtetërore. Frika nga perceptimi se do të duket sikur shteti është kundër popullit, nuk justifikon braktisjen e detyrës. Nëse shteti fillon të veprojë duke iu nënshtruar perceptimeve dhe jo ligjit, atëherë ai ka humbur funksionin e tij.

Edhe moralisht, edhe politikisht forma shtetërore e rregullimit duhet të tregojë se shteti nuk mund të sakrifikojë gjyqësorin për qetësi të përkohshme politike. Lejimi i cenimit të pavarësisë së gjyqësorit për të shmangur përplasjet me turmën është një dëm shumë më i madh sesa vetë protesta. Pavarësia e gjyqësorit është një shtyllë e palëkundshme e shtetit demokratik. Po e rrëzove këtë shtyllë, ke rrëzuar të gjithë ndërtesën e shtetit.

Konkluzioni është i qartë: ngjarja e datës 12 shkurt është një kambanë alarmi për shtetin shqiptar.

Ky shtet nuk guxon t’i ngjajë logjikës së refuzimit të institucioneve demokratike dhe drejtësisë siç bën i pari i demokratëve Sali Berisha, sepse ky është hapi i parë drejt rrënimit të rendit kushtetues dhe zëvendësimit të ligjit me forcën e turmave.

Një shtet që e braktis gjyqësorin përpara presionit të rrugës, rrezikon të shndërrohet në një regjim ku vendimet nuk merren më në sallat e drejtësisë, por në sheshe dhe korridore interesash të fshehta.

Duke mos mbrojtur gjyqësorin, shteti jo vetëm që ka dështuar në një rast konkret, por ka futur veten në një kurth: ka treguar se mund të tërhiqet nën presion, se autoriteti i tij është i lëkundshëm dhe se drejtësia mund të frikësohet. Ky precedent është i rrezikshëm për të sotmen dhe fatal për të nesërmen. Shteti nuk duhet të lejojë kurrë që një institucion i tij të mbetet i pambrojtur, sepse në atë moment ai ka hequr dorë nga vetvetja. Shteti që dorëzohet sot, është shteti që do rrëzohet nesër.

Refuzimi i mbrojtjes së institucioneve demokratike nuk është thjesht një dobësi e përkohshme, por është pranimi i një kulture ku frika dhe anarkia bëhen rregull, e ku secili kërkon drejtësi me forcën e vet.

Një shoqëri që nuk e mbron drejtësinë, mbjell farën e padrejtësisë për brezat e ardhshëm, sepse nesër mund të jetë vetë qytetari viktimë e këtij kaosi të lejuar sot. Shteti që guxon të ngjajë me logjikën e refuzimit të drejtësisë, përfundon duke refuzuar vetveten dhe duke e shndërruar lirinë e qytetarëve në një iluzion të rrezikshëm, siç ka ndodhur në Shqipëri nën drejtimin e Sali Berishës, ku sulmet ndaj institucioneve dhe drejtësisë, nëpërmjet dhunës politike dhe grupeve të organizuara, krijuan precedentë të rrezikshëm që ende sot rëndojnë mbi demokracinë shqiptare.

Next Post
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet për vendin

Basha: Aleanca e 'trekëndëshit kundër drejtësisë', vazhdon në koordinim betejën

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Erdhi beqiri pij villagit t’kosovs, tuaj i dhanë mënd Gjiverisë…
    Hajde malokhane, hajde.
    Mirë me vjehrrën, mirë me buhurrin….
    Një dorë në revani,një xorë në kabuni.
    Bato, je tamam b…qir.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In