• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kur SHBA sulmon korrupsionin, del në dritë “sovraniteti”

by Java News
13/12/2020 14:20
President Donald Trump participates in a ceremonial swearing in for new Secretary of State Mike Pompeo at the State Department, Wednesday, May 2, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

President Donald Trump participates in a ceremonial swearing in for new Secretary of State Mike Pompeo at the State Department, Wednesday, May 2, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur SHBA sulmon korrupsionin, del në dritë “sovraniteti”/ Sjellja njësoj nga Tirana në Bishkekun e Donald Lu

Më 9 dhjetor ishte Dita ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Në Shqipëri, ministrja e Drejtësisë foli për sfidën e luftës ndaj korrupsionit, të cilat vështirësohet në kohë pandemie.

Mijëra kilometra larg, në Uashington, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo shpalli futjen në “listën e zezë” të SHBA të një drejtuesi të Doganave të Kirgizstanit. E njëjta listë ku Shqipëria “përfaqësohet denjësisht” nga Adriatik Llalla. Mijëra kilometra larg prej aty e prej këtu, zyrtarët kirgizë protestuan për “ndërhyrje në punët e brendshme” ndaj ambasadorit të SHBA në Bishkek, Donald Lu.

Eshtë një botë e vogël.

Kufijtë po zhduken, teknologjia i sjell njerëzit më afër, pandemia i largon. Por, sfida për vende si Shqipëria dhe Kirgizstani mbetet e njëjtë. Luftë ndaj korrupsionit, zbatim i ligjit, drejtësi. Për të ecur përpara.

Donald Lu u largua nga Shqipëria në vitin 2018, për të marrë detyrën e re në Kirgizstan, një vend me 6 milionë banorë, pjesë e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm. Diplomati amerikan iku larg, për të gjetur probleme të njëjta me ato që la në Tiranë.

Dikush mund të thotë se Lu la në Tiranë shijen jo të mirë të “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit të cilët vazhduan notin të lirë. E megjithatë, merita e tij ështe se ndihmoi në shtrimin e rrugës së një reforme e cila po jep frytet e saj. E rrjedhimisht, ka dhe armiqtë e saj.

Ambasadori amerikan në kryeqytetin e Kirgizstanit është vënë se fundmi në shënjestër të një pjesë të politikës lokale për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Nënkryetari i parlamentit, Mirlan Bakirov por dhe ministrja e Jashtme bënë deklarata publike duke e akuzuar se “po bën presion mbi hetimin”. Në fakt, zyrtari i korruptuar i Doganave që po hetohet, dyshohet se ka zhdukur 700 milionë USD.

Kjo retorikë sovraniste nuk është e panjohur në Shqipëri.

Jo pak herë, përfaqësuesit e opozitës kanë artikuluar një gjuhë anti-amerikane duke folur në mënyrë banale për “ambasada që nxisin sherre” dhe për “komplote ndërkombëtare” kundër Shqipërisë. Jo pak herë, kanë penguar rrjedhshmërinë e reformës në drejtësi, duke u kapur pas degëve të kalbura që reforma po i thyente një nga një.

Ambasada e SHBA në Tiranë u detyrua të mbante qëndrime publike, kundër idesë që qarkulloi nga opozita për kandidimin e një ish-gjyqtari të përfolur për korrupsion. E më tej, u detyrua të mbajë qëndrim publik kundër tentativë për bllokim e përbaltje ndaj drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rasti i sulmit politik ndaj ambasadorit Donald Lu në Bishkek, na tregon 3 gjëra të rëndësishme.

E para, dëshmon se krimi e korrupsioni nuk kanë kufi dhe se sfidat dhe problemet janë të njëjta në vende në tranzicion si i yni.

E dyta, faktori amerikan është i impenjuar njësoj për të targetuar krim-korrupsionin si një nga faktorët kryesorë që mban peng demokracinë dhe zhvillimin e një vendi.

Dhe e treta, politika e vjetër e korruptuar ngjan shumë me njëra-tjetrën, nga Tirana në Bishkek. Tenton të bllokojë drejtësinë, të ruajë pasuritë e grabitura, të mbajë peng vendin dhe të flasë për “sovranitetin e vendit”, duke nënkuptuar në fakt “sovranitetin mbi korrupsionin”. “Javanews”

 

 

Next Post
Fotot / Protesta e PD, dhuna nuk kursen as bizneset private, miliona dëme nga bombat molotov

Fotot / Protesta e PD, dhuna nuk kursen as bizneset private, miliona dëme nga bombat molotov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In