Në ishullin turistik Mallorca të Spanjës, anëtarët e sigurimit të hotelit e kanë rrahur rëndë një çift bashkëshortor, pasi gruaja ia ka hedhur njërit prej tyre një gotë plastike.
Video e xhiruar nga Jakub Maketjko, një turist që po qëndronte në të njëjtin hotel në Magaluf, i shfaqë rojat me uniforma që rrahin burrin dhe gruan, që kishin të veshura vetëm kostumet e larjes, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarit, çifti britanik i kanë sharë pjesëtarët e sigurimit, derisa gruaja ia ka hedhur gotën që kishte në dorë.
Në filmimin e bërë, shihet grushtet dhe shqelmat brutale ndaj turistëve, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime të konsiderueshme.