• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

by Dritan Hila
13/05/2024 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por kaloi edhe përtej tyre. Ligji i luftës, çështja çame, marrëdhëniet dypalëshe dhe statusi i emigrantëve tanë aty, ishin ndër më kryesoret. Në një orë e pak fjalim, ai tha ato që aq shpesh i themi veç e veç por këtë radhë në mes të Athinës ai iu tha diçka të pathënë më parë, atë që prej vitesh emigracioni dikur i përbuzur shqiptar, ishte i etur ta dëgjonte: Ju nuk jeni më shërbëtorë por zotër në këtë vend.

Ishte një krenari kombëtare që politika servile e Tiranës nuk ka guxuar ta thotë në 33 vite as në kafene. Jo vetëm kaq, por nëse këtë do ta thoshte Micotaqis në Dropull, kjo do t’i tërbonte shqiptarët, megjithëse grekët e Dropullit kanë shekuj në ato toka dhe shtëpi.

Kjo fjali, më shumë se e drejta e votës së emigracionit që është një kauzë e opozitës që nuk gjen kauzë; më shumë sesa zgjidhje e problemit të dokumenteve; më shumë sesa zgjidhja e çështjes çame apo ligjit të luftës, ishte si shprehja e një trajneri që ka në ekipin e tij yje të cilët duhet vetëm të motivohen që të shkëlqejnë.

Shumë shqiptarë sot në Greqi kanë bizneset e tyre dhe janë motor për ekonominë greke. Kanë blerë shtëpi të para e të dyta dhe pjesa dërmuese e tyre kanë harmoni me grekët. Vetë grekët e mençur, në kushtet e plakjes së popullsisë dhe ardhjes së emigrantëve të pakualifikuar e dembelë nga Filipinet apo Bangladeshi, kanë kuptuar se çfarë fati ishte emigracioni shqiptar i viteve ‘90-të dhe çfarë humbje do të ishte largimi i tyre nga Greqia. Ndaj fraza e Ramës nuk shkaktoi krizë diplomatike. Kjo edhe për faktin se nuk kishte asgjë shoviniste dhe pretendim territorial.

Por ai fjalim natyrisht që ishte një nxitje për të gjitha palët që të shikojnë njëri-tjetrin në një optikë të re. Kur të dy popujt kanë probleme me plakjen e popullsisë; me globalizmin që po i zbraz nga fuqia e kualifikuar intelektuale dhe punëtore; me qënien të vegjël në një botë ku tashmë edhe shtetet me nga 50 e 60 milionë si Franca, Italia apo Britania duken të vegjël; kur kemi fatin të jetojmë në një nga siujdhesat më të bukura të planetit, të shikojmë bashkëpunimin dhe grekët ta kuptojnë se ka ikur koha kur shqiptarët mund të shikoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Përndryshe kanë ofertat gjermane dhe amerikane dhe grekëve do ju mbetet vetëm nacionalizmi bosh që praktikisht ka vdekur me Millosheviçin.

A ishte vizita e Ramës një risi?

Natyrisht që po. 20 vite më parë Gramoz Palushi vritej në Zakynthos pse gëzoi për fitoren e kombëtares shqiptare, kurse në vitin 2024 Athina u mbush me flamurë shqiptarë. Kjo është dëshmi e emancipimit të shoqërisë greke dhe e rritjes së statusit të shqiptarëve. Sikurse është një gur pas të cilit shqiptarë e grekë duhet ta shikojnë njëri-tjetrin në optikën e një bote ku ata nuk janë kërthiza e botës dhe ku vetëm bashkëpunimi dhe respekti reciprok është alternativa

Next Post
Seancat plenare të kësaj jave, zbulohen porositë e Çuçit për grupin parlamentar të PS

Çuçi mbledh Grupin, zbardhen porositë për deputetët: Angazhohuni për turin me Diasporën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In