Nga Artan Fuga/ Për një gazetari kritike, jo raportim thjesht deskriptiv
Tre raste ne edicionet e lajmeve sot ne mengjes :
Rasti i pare : Thuhet se statistikat europiane a gjermane theksojne se azilkerkuesit nga Ballkani ja kalojne atyre nga Siria ne Gjermani a Europe. Se azilkerkuesit shqiptare vijne ne vend te dyte pas atyre siriane.
Ore dine te bejne statistika ata apo krahasojne numurimin e lopeve me te deleve???
Eshte nje njesoj si te thuash se kjo shtylle tensioni te larte vjen e dyta pas nje grumbulli me rere.
Por, keto jane dy fakte pa asnje baze krahasueshmerie thelbesore more statisticiene europiane… Shqiptaret ikin per arsye te nje jete me te mire ekonomike, duke perfituar nga liberalizimi i vizave dhe nga tradita e tyre e ketij brezi. Kurse sirianet ikin nga lufta more… Se ashtu krahasoni azilantet edhe me turistet, edhe me krahun e punes te ligjshem. Mos ua fusni statistikave kot se ne naivet i hame ato si lopa kashten dhe i perserisim pa kritike ne cdo emision lajmesh…
Rasti i dyte, shume mire qe keta kryebashkiaket e rinj socialiste a demokrate, meshkuj a femra, kerkojne te bejne me shume per qytetet e tyre. Por, kur luajne komedine sikur jane te virgjer dhe se historia fillon me ta dhe nisin te thone se qyteti permbytet per shkak te politikave te gabuara te atyre qe kane zevendesuar ne detyre, kjo te hap barkun.
Po cfare ke o derebardhe qe na tregon se fajin e ka ai qe nuk eshte me, kryebashkiaku qe iku???
Ne ka faj coje perpara drejtesise, hic mos hezito, nese nuk e ka fajin ai, mos kalo gjysmen e mandatit duke na treguar se fajin per vuajtjet tona urbane, permbytjet, plehrat, mungesen e ujit e ka ai qe nuk eshte me, si beri sot kryetari i Bashkise te Vlores. Nuk eshte as burreri, as ndonje teknike mire per t’i ngopur qytetaret me luge te zbarzur. Ke ardh per te punuar or mik jo per t’u justifikuar me gjendjen e Vlores qekurse Ana Komnena deshmonte pushtimin e Vlores me anije me lopata nga Anzhuinet qe vinin nga deti.
Mos i lini o gazetare te livadhisin keshtu se na dhe ju bejne budallenj. Kritikojini sepse kemi njezetepese vjet qe po kalojme dore me dore duke vuajtur kater vjet me idene se po korrigjojme kater vjetet qe iken e keshtu pafundesisht.
Rasti i i trete : Shume mire qe Bashkia ne Tirane kerkon te cliroje hapesirat publike, por interesojuni pak o gazetare se cfare do te thote deklarata se bashkia nuk kerkoka vecse dy metra hapesire te clirohet nga cdo biznes, sa per te kaluar pensionistet dhe grate me barre.
Vetem dy gjisht trotuar na jepni ju lutemi…
Cfare eshte kjo deklarate, kush ka frike nga zenesit e hapesirave publike qe u thote na ktheni sepaku dy metra. Te gjitha metrat t’i kthejne se ato jane tonat te qytetareve, jo nje shteg ddhije sa per te kaluar njerezit.
Dhe mos u merrni me ata kioskistet qe kane zene cepin e ndonje trotuari se ata me nje karroce dore i rikthen andej nga kane ardhur. Po sheshet qe na i kane zene pa leje dhe jashte planit urbanistik pallatet shume e shume kateshe a do te na i ktheni???
Ato duam ne e u themi pastaj bravo. Jo keto shtigjet dymetroshe…Jane shume pak.
Mos u vendosni dinamitin atyre perbindshave pa leje, por gjoba shume te majme dhe parate le t’i perdori komuniteti i zones ose i lagjes si demshperblim e jo te ikin neper xhepa qe behen reklama birre.
Bejuni kritike o miq gazetare, mos e lini rastin t’u ike sepse po ju iken audienca, detyra juaj eshte thelbesore, kritikoni cdo statistike ngado qe vjen, kritikoni cdo deklarate ngado qe vjen, sepse kjo eshte detyra juaj, jo t’u beni fresk pushtetareve qe me freskun e bere te mbroni pallatet pa leje te ndonje pronari qe gazetaret i perdor vetem per lehje…, apo qe lengezohet para ndonje therrime reklame a per ndonje tender qe e pret prej muajsh e muajsh…, a per pak falje per taksat qe nuk i ka paguar se per fature tatimore as behet fjale se jep…,