• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur politikanët bëhen Zotër! Një reflektim hyjnor për Ballkanin!

by Liridona Beqiri
04/08/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Po e nis me ndjesë për këtë shkrim që do të më duhet të mëkatoj me vetëdije e të marr “hua” diçka që i takon vetëm të Përjetshmit, gjykimin absolut. Në këtë përfytyrim të shenjtë, po marr për një çast sytë e të Amshuarit, të parafytyroj figura politike si shpirtëra të zhveshur nga dinjiteti, ata që qeverisin sikur të ishin të përjetshëm, ndërsa nuk janë as të ndershëm. Ata që sillen si zotër, por harrojnë se fryma që mbajnë s’ka qenë kurrë e tyre.

Edhe fryma që mbani në emrin e pushtetit s’ka qenë kurrë e juaja, ajo është frymë publike, që meriton të qëndrojë mbi çdo ego dominante.

Po, Zoti, i lodhur nga abuzimi me emrin e Tij, Ai që ju ka parë herë entuziastë, herë oportunistë, Ai që ju thirrni para zgjedhjeve, në betimet parlamentare dhe herë pas here në gjykatë kur mohoni korrupsionin. Ai që cdo gjë sheh në heshtje, me një durim hyjnor dhe siklet qiellor. Po, Ai Zot, që e falënderoni gjatë inaugurimeve, e fajësoni gjatë skandaleve dhe e përmendni në çdo himn kombëtar. Ai Zot që ka parë samitet dhe Konferencat tuaja, fjalimet tuaja, patriotizmin tuaj të papritur para zgjedhjeve dhe amnezinë tuaj pas tyre.

Ai që na bekoi me njerëz me guxim, histori dhe zemër, e që na mallkoi me udhëheqës jo të denjë. Udhëheqës që ndezin qirinj në kisha dhe xhami, pastaj shuajnë shpresën në institucione, e që predikojnë reformën duke ricikluar veten.
Nëse Zoti do të hidhte sytë mbi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Sërbinë, ndoshta do të shihte një vend të bekuar nga natyra, por të pushtuar nga një mallkim më i keq se shiu apo zjarri: etja për pushtet pa kufij. Do të shihte politikanë që ndërtojnë rrugë, por jo rrugëdalje, politikanë që flasin për rilindje, por rrethojnë vetveten me oborrtarë dhe servilë. Do të shihte fytyra që sillen me popullin si me një turmë që duartroket, por jo si me qytetarë që pyesin.

Një Kosovë, që ka lindur me dhimbje dhe premtime por që mbytet si një “shtet i thellë” misterioz. Një Kosovë që luftoi për sovranitet, por ngec kur kërkohet të qeveris me përgjegjësi.

Një Serbi që ecën përpara, por me sytë nga pas. Një vend që kërkon të jetë pjesë e Evropës, por mban ende gjallë fantazmën e perandorisë humbëse.

Një Maqedoni, vend i tranzicionit të përjetshëm, me fleksibilitet politikanësh që mund të jenë pro-perëndimorë, pro-bullgarë, anti-bullgarë, anti-grekë, pro-shqiptarë dhe anti-shqiptarë, të gjitha këto brenda një mandati të vetëm. Vend që ka zotëruar artin e balancimit të tensionit etnik sikur të ishte një veçori, jo një defekt. Vend ku tensioni nuk është incident, por strukturë. Vend ku cdo marrëveshje është “historike” dhe cdo koalicion është “i brishtë”. Një Shkup i ndarë në dy rrugë politike – një për maqedonasit dhe një për shqiptarët, një qytete që më shumë jeton si një metropol paralel, sesa si një bashkësi integruese.

Shqipëria, toka e rrugës evropiane, e ndjekur herëpasherë me përleshje dhe skandale, vendi ku ndërtohen kullat më shpejtë se institucionet. Një vend që ka kaluar nga diktatura në demokraci por rrallë e ndali hapin për të reflektuar mbi ndershmërinë.

Bosnja dhe Hercegovina, një vend i kapur në grackën e historisë së vet. Një shtet që ka më shumë dhimbje të kaluara se shpresa të ardhshme.

Një Mal i Zi, aq i vogël në sipërfaqe, por aq i madh në llogari politike. Një vend që e ka emrin “mal”, por shpesh sillet si shtet i sheshtë, i rrafshuar nga pazaret politike. Aty ku Adriatiku valëzon premtime integrimi, por në thellësi fshihet pasiguria e një politike që lundron sipas erës më të fortë, jo kompasit moral.
Bullgaria, një anëtar i Evropës që ende nuk ka hyrë plotësisht në kohën e vet. Një shtet që mat përparimin më shumë me veto sesa me vlera.

Ballkani, ku kufijtë ndahen nga letër, por plagët dhe shpresat janë të përbashkëta. Një rajon i pasur me histori, kultura, gjuhë dhe tradita të lidhura ngushtë, por që ende kërkon rrugën drejt një bashkëjetese të vërtetë dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Në këtë Ballkan të trazuar, e vetmja rrugëdalje është të kuptohet se askush nuk mund të ecë i vetëm dhe që të gjitha vendet janë nyje në të njëjtën rrjetë.

E tillë është flaka e përjetshme e Ballkanit, nuk ngroh, nuk ndriçon por vetëm të djeg. Një zjarr që ndizet kur duhen vota dhe fiket kur duhen përgjegjësi. Përqendrimi në grindjet e vogla dhe në lojërat e pushtetit, i lë njerëzit të verbër ndaj pyetjeve më të rrezikshme si: Pse spitalet dhe shkollat tona po shkatërrohen? Pse njerëzit tanë më të mirë dhe rinia po largohen? Pse udhëheqësit tanë kanë më shumë truproja sesa ide?

Në Ballkan, rotacioni politik është si rrotullimi i derrit në hell: pjeket ngadalë, kthehet vazhdimisht, por në fund, është po ai. Në fund po prap derr, dhe që të gjithë derrat një turi kanë. Në shkrim e sipër, mu kujtua një përkufizim që i pat dhënë intelektualit të pavarur shkrimtari Kol Jakova, në vitin 1947: “intelektual i pavarur është ai që nuk e kanë varur akoma.”

Zoti ndoshta nuk do të shkruante një gjykim. Do të kthente shikimin ngadalë, me heshtjen e Tij të rëndë dhe të gjithkuptueshme. Sepse ndoshta edhe për Të, politikanët e Ballkanit nuk janë më çështje drejtësie hyjnore, por prova më e dhimbshme se çfarë ndodh kur njeriu i jep vetes fuqinë që nuk e meriton dhe populli ia lejon.
E Ai, Zoti, krijoji lumenj për t’na lidhur, male për t’na frymëzuar dhe gjuhë për t’a kuptuar njëri -tjetrin. Ndajmë paraardhës, linja gjaku dhe ndonjëherë edhe të njëjtat mbiemra, por sillemi si kushërinj të larguar që grinden për një testament që nuk u shkrua kurrë.

Na dhuroi male dhe qëndrueshmëri. Ajo që kërkohej në këmbim është e thjeshtë: të zgjidhnim “barinjë” më të mirë. Jo më të zhurmshëm. Më të mirë. Më të vyer. Që e duan vendin e tyre.

Ndoshta vetëm Zoti mund t’i shohë politikanët tanë pa ndjerë neveri, ose ndoshta jo. Ndoshta edhe Ai do kthente kokën me përçmim, duke u larguar nga një rajon ku pushteti është bërë altar i kotësisë, dhe ku të zgjedhurit e popullit sillen si perëndi të vegjël, të verbuar nga epshi për lavdi, përfitim dhe harresë. Sepse çfarë ndodh me ata që besojnë se janë të përjetshëm, kur as Zoti nuk i kujton më? Harrohen! Thjesht të le në baltë me të vetmit idhuj që ke ngritur vetë: veten, pushtetin, egon. E për politikanët harresa është ferri më i thellë.
Në gjithë këtë amulli, ajo që zemëron Zotin nuk është mëkati juaj. Ai është njerëzor. Por vetëbesimi juaj, sikur e keni atë (Zotin) në xhep. Sikur ju ka autorizuar t’i sundoni të tjerët në emrin e tij.

Sikur fitorja në zgjedhje është bekim hyjnor dhe jo thjesht rezultat i manipulimeve të shumta.

Po e mbyll këtë shkrim me një bekim: Mendjet tuaja të jenë më të hapura, egot tuaja më të vogla, dhe pasaportat tuaja të njihen nga dikush tjetër përveç jush. Dhe nëse nuk mund të bëheni shembull për popullin tuaj, të paktën mos u bëni pengesë.

Bekim per ju, që njerëzit i konsideroni si statistika dhe jo si jetë. Ju që krijoni tregje të përbashkëta por jo logjikën e shëndoshë. Ju që shtyni përpara “One Stop Shop”dhe pastaj bllokoni autobusët e makinat në kufi. Ju që krijoni alibi më shumë se vizione. Ju që nënshkruani deklarata e pastaj aktroni se ato nuk janë detyruese, as për shtetin e as për ndërgjegjen. Ju që shpikni armiq imagjinarë për të fshehur dështimin tuaj real. Ju që flisni për bashkëpunim rajonal, por punoni me gishta të fshehtë për interesa personale dhe grupore. Ju që në publik jeni patriot, e pas dyerve të mbyllura thjesht kontabilistë të privilegjeve. Ju që shmangni çdo lloj përgjegjësie duke ndezur tensionet etnike, dhe i jepni Ballkanit një zjarr që nuk e mban as ferri, zjarr që digjet nën dorë, fshehurazi, duke tymosur çdo shpresë për paqe.
Ndaj, në vend të një rrufeje nga qielli, ndoshta do mjaftojë një fjalë nga toka: Mjaft!

Next Post
Draft Kodi i Ri Penal, ishte Sokol Sadushi ai që i bëri të tërhiqen

Draft Kodi i Ri Penal, ishte Sokol Sadushi ai që i bëri të tërhiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In