• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur personazhet VIP protestonin brenda burgut 313, si kontrollova tentativat për arratisje”

by S M
23/04/2025 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhemal Qefalia i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv foli për zgjedhjet, kandidimin e tij në qarkun e Tiranës, në listat e hapura më 11 maj. Po ashtu Qefalia tregoi edhe për kohën kur qe 8 vjet drejtor i burgut 313.

Roland Qafoku: Keni qenë 10 vjet drejtor i burgut 313. Na tregoni si ishin ato vite si drejtor burgu.

Xhemal Qefalia: Unë kam qenë 8 vjet drejtor burgu nga 1998-ta në 2005-ën. Ka pasur shumë revolta në atë burg, të personazheve shumë të njohura.
Gjatë kohës që kam qenë drejtor burgu ka pasur tentativa për t’u arratisur. Por në kohën time nuk është arratisur njeri.

Nuk ishte detyrë e lehtë për mua. Po unë jam munduar që njerëzit që ishin të privuar nga liria, të mos i shihja në kontekstin e veprës që kanë kryer. Mundohesha ta lija jashtë krimin që kishin kryer dhe aty të mbetej njeriu që do jetë pjesë e shoqërisë, pavarësisht akuzës që ka.

Për mua nuk burgosen ata që janë brenda qelisë, por familjarët që presin radhët e gjata për të sjellë ushqim, ndërresa. Ata e vuajnë më shumë dënimin.

Një ngjarje që më ka prekur shumë ishte kur fëmija erdhi të takojë të atin. Familja e të burgosurit ishte shpërbërë, gruaja ishte larguar, fëmijët ishin dërguar në një shtëpi fëmijësh. Një ditë, një punonjëse sociale solli fëmijën 7 vjeç për ta takuar të atin në burg. Ata kishin mall për t’u përqafuar, por nuk mundeshin për shkak të hekurave të burgut.

Pasi pashë atë skenë mallëngjyese, i nxora në një lokal në oborr, që i burgosuri të mos e ndiente peshën dhe të mos i ngulitet në mëndje fëmija brenda hekurave. Ishte një emocion, një ngashërim që i ati përqafonte të birin. E mora djalin te zyra pastaj, edhe fola me të.

Next Post
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com