• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur paratë harxhohen veç për gomerët

by Auron Tare
17/07/2024 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët

Kaloj shpesh përgjatë Vjosës. Më pëlqen ky pejzash ndoshta unik ndër viset tona. E njoh mirë këtë zonë,   njerëzit e saj dhe historinë pasi e kam shkelur për vite fshat më fshat.

Diku 6 muaj më parë vura re se ndanë Lumit ishin bërë disa shesh pushimesh me nga një kioske Alpine ne mes. Ndalova dhe i pashë. Dukshëm ishin harxhuar fonde dhe më pëlqeu që Lugina do kishte disa pika orientuese për natyrën dhe historinë.  Vjosa  e meriton besoj unë, Lumi i egër në Evropë, Park, Di Caprio, shoqata që luftojnë për mbrojtje e saj. Plan Manaxhimi, Plan afat gjate,  afat shkurtër, përfshirja e komuniteteve, të ndihmojmë turizmin, e duam shume Shqipërinë  e plot parulla si këto qe gumëzhijnë ne rrjetet sociale.

Shesh pushimet dhe Kioskat Alpine janë bëre me merak. Fondi i Zhvillimit dhe Banka Boterore kanë vendosur logot e tyre për të na thënë neve kalimtarëve se kanë treguar seriozitet për Luginën.  Tabelat informuese janë plot me koordinata dhe përpos ndonjë informacioni historik për klasën e dytë fillore  nuk shikon asgjë tjetër.

Nejse mendova se brenda ne Kioskat e hekurit do kishte me shume material per ketë lugine dëshmitarë e betejave qe nga antikiteti i hershem e deri ne Luftën Italo -Greke. Në Mars kur i pashë kioskat Alpine  të quajtura aq këndshëm  Info Point i imagjinova se gjatë verës  do ishin plot me vizitorë të cilëve do tju shërbehej nga djem dhe vajza të zonës, veshur bukur  te lëçitur me historinë që s’ka fund në këtë Luginë. Ndërkohë unë vazhdoj kaloj shpesh anës Vjosës, njëherë te pi një kafe tek Beni, një herë te qethem në Këlcyrë tek një djali i ri i cili mezi pret të ikë nga ky vend. Një here te pi një raki tek një barange e vogël tek i vetmi këpucar Xha Polua, qe ka  mbetur dhe ende bën opinga. Një here te blej Gin shqiptar tek   vozaxhiu duar artë Hiqmet, i cili ben raki nga çdo lloj fruti, një herë të marr mjaltë tek bletët e Zybos ne Kala. Një here tek Bujtina e Mirës ne Peshtan për tu krenuar me turizmin qe ajo bën ne kete Luginë. Nje here ne Leuse tek Gili  e deri me tutje ne Leskovik tek Bletët e Eleonores që kullosin livadheve te Greqise dhe naten kthehen ne Shqiperi.

E nderkohe  që unë iki lart e poshtë nëpër Luginë, Kioskat Alpine buzë Vjosës   mbeten te heshtura. Të mbyllura. Të braktisura. Të vetmit vizitorë që duken, jane tufat e gomerëve të fshatrave përqark që nga vapa mundohen te struken nën catitë Alpine të Info Pointeve te ndertuara me parate e Bankes Boterore.

Po sikur ato para ti jepeshin Mires ne Peshtan per Bujtinen e saj? Kepucarit  Polo që të ruajë traditën? Apo vozaxhiut dhe rakibërësit  Hiqmet?  Apo djemve te plakut Zybo që dikur mjaltin e tyre e conin deri ne France?  Po sikur nje pjesëzë e vogël  e Fondit të Kioskes ti jepej berberit të ri që të hapte një biznes dhe të mos e braktiste vendin? Apo te ndihmoheshin  Bletët e Eleonorës për tu bërë një mundësi  e bukur për turizmin e zonës?  Po sikur lekët e Kioskave të ishin perdorur për te restauruar Sarajet  historike te Familjes Feudale të Këlcyrajve?

Fatkeqësisht për të gjithë këta njerëz të Luginës nuk mendon kush. Fondet janë vec për Gomerët.

Next Post
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pasi mori nga Veliaj “Çelësin e Tiranës”: Qyteti është transformuar jashtëzakonisht!

Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pasi mori nga Veliaj "Çelësin e Tiranës": Qyteti është transformuar jashtëzakonisht!

Comments 3

  1. Ushhhhhedreq …….ushshshsh… says:
    2 years ago

    Foto e mrekullueshme e dy shokëve…..

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    O Aron, janë fonde të tilla të quajtur grantet të vënë në dispozicion të individëve nga shteti shqiptar , sa janë krijuar një zinxhir bujtinash me shërbim agroturizmit në çdo cep të Shqipërisë. Kur qethesh tek berberi informoje nga afër atë , që ai të bëjë kërkesën dhe kështu sa herë shkon në Vjosë bëju si misionar i asaj që jep qeveria, jo si në këtë rast ku nëpërmjet mllefin tënd personal i minimizon ato.
    Si mundesh paratë tja u japësh individëve pa patur ata një vizion për punën që kryejnë?
    Ti a do pranoje të të afrojnë një pjatë me mish falas nëse e quan veten vegjetarian? Natyrisht jo?

    Reply
  3. Theqafje Vuqidol Çepani says:
    2 years ago

    Sa ngjakan…..
    Vëllezër
    me një nëne
    e një baba.
    Lum nona që
    I ka…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In