• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur opozita humbet qetësinë dhe Presidenti, dashurinë!

by Alfred Peza
16/01/2019 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një zhvillim të ri, cilësisht ndryshe në këtë fillim viti 2019 në kampin opozitar, pas refuzimit të studentëve të vërtetë të dhjetorit 2018, për tu përdorur politikisht prej saj. Ajo mund të përmblidhet me dy fjalë që simbolizojnë dy polet e minorancës sonë.

Nga njëra anë kemi partitë opozitare me në krye PD dhe LSI. Nga ana tjetër, institucionin e Presidencës, i cili “de facto” prej muajsh është shndërruar në një vazhduese e opozitës, me mjete të tjera. Përcaktimi më i saktë që do ti simbolizonte këto dy pole, lidhet me humbjen e qetësisë nga ana e opozitës dhe të dashurisë, nga ana e Ilir Metës.

Humbja e qetësisë nga ana e opozitës, u pa qartë e publikisht, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, në nisje të këtij viti të ri parlamentar. Seanca u thirr nga Kryeministri për të votuar dekretet e Presidentit, që shkarkonte ministrat e propozuar dhe më pas, për të zyrtarizuar ministrat e rinj të kabinetit.

Por në vend të një séance sipas procedurave të zakonshme parlamentare, opozita në pamundësi të realizimit të show-t të radhës, e braktisi sallën dhe liderët e saj gjithë tërsëllima, vetëtima, bubullima e shkrepëtima, na paralajmëruan se shumë shpejt mbi qiejt shqiptarë, do të mbërrijë dimri më i madh politik që është parë ndonjëherë në këto anë. Një dimër që do të marë përpara mazhorancën, qeverinë dhe që do të rrëzojë Edi Ramën. Madje, u shkua deri atje së të gjithë socialistët, gjithë votuesit, mbështetësit dhe përkrahësit e Kryeministrit, do të shpalleshin pas kësaj tradhëtar.

Meqë unë besoj se jam një nga ata që i plotësojt të gjitha kriteret për ta merituar plotësisht këtë “damkë”, me siguri do të jem nesër në ndonjë listë. Ndaj edhe rrugës teksa po vija për të shkruar këtë shkrim, po hapja sytë majtas e djathtas Lanës, për të përfytyruar se në cilën prej pemëve do të vareshim. Fantazia nisi të punojë dhe pyesja vetën: kë do të kem në krah, në pemët anash meje, në këtë zezonë të pashembullt që po na prêt?!

Pas kësaj u frikësova aq shumë, sa nisa ta mendoja seriozisht: Këto pemët ku do përfundojnë tradhëtarët e rinj të kombit shqiptar, a i ka mbjellë Edi Rama kur ka qenë Kryetar Bashkie, apo Lali Eri! Nëse i ka mbjellë Kryeministri, i bie që të jenë pak më të vjetra dhe do të na mbajnë pak më shumë të varur, por gjallë. Nëse i ka mbjellë Lali Eri, mund të na qëllojë ndonjë nga këto filizat e rinj dhe degët mund të thyhen shpejt e mund të vritemi pasi të rrëzohemi. Por ky mund të jetë jo domosdoshmërisht një lajm I keq. Sepse, duke u thyer dega e filizit të ri, mund të mos jemi shumë lart dhe në këtë mënyrë mbase edhe shpëtojmë…

Përtej ironisë, i vetmi lajm që prodhoi opozita pas braktisjes së sallës së Parlamentit, doli nga goja e znj. Kryemadhi. Ndoshta pa dashje, ajo zbuloi se nesër Presidenti mund të mos e dekretojë shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Për rrjedhojë, nuk do të dekretojë as emërimin e Edi Ramës “de jure” në këtë detyrë.

Nëse ndodh kështu, ky do të jetë I vetmi shërbim që Presidenti I Republikës do ti bënte Kushtetutës së vendit në këto momente. Pasi, në këtë mënyrë, ai do të na vërtetojë se është bazuar realisht dhe seriozisht në bindjet dhe perceptimet e tij për hapat e ndërmarrë deri tani ndaj Sandër Lleshit herën e parë dhe ministrit të Jashtëm në detyrë dhe Gent Cakës, sëfundi.

Kjo do të thotë se ballafaqimi me Gjykatën Kushtetuese nesër, do të jetë një ballafaqim real i Ilir Metës personalisht dhe jo i institucionit të Presidencës. Ai vetë mund të mos ketë biseduar me Monika Kryemadhin për hapin e radhës që do hedhi si President, por duke deklaruar nga Lezha se do ta ndërmerte vendimin “me qetësi por pa dashuri”, ai thjeshtë na ka bërë të besojmë se po shkon drejt kësaj rruge pa kthim.

Një rrugë e sigurtë për ta bërë Ilir Metën nesër, jo vetëm “de facto” si sot, por edhe “de jure”, liderin e ri të opozitës shqiptare.

Next Post
Testi i dytë për qeverinë, May i mbijeton mocionit të mosbesimit

Testi i dytë për qeverinë, May i mbijeton mocionit të mosbesimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In