• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur opozita e kupton se si (nuk) fitohet pushteti!

by Alfred Peza
18/11/2018 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Më në fund edhe opozita e sotme e Shqipërisë, e kuptoi se pushteti nuk fitohet në tavolinë. Teorikisht e ka ditur këtë, edhe para se të publikonte “Babalen” e parë. Madje edhe pasi tentontoi që të inskenonte “Babale” të tjera. E ka ditur këtë, edhe para se të zhvillonte një luftë opozitare virtuale përballë qeverisë; me konferenca shtypi, me debate televizive, me kaseta të monuara audio a video, me deklarata dhe me akuza gjysëm, apo aspak të vërteta.

 

Opozita jonë e ka ditur se pushteti nuk fitohet në tavolinë, edhe përpara se Bujar Nishani të nguronte që ta dekretonte Fatmir Xhafën për ministër të Brendshëm. Ashtu siç e ka ditur edhe pasi ai e dha dorëheqjen për tu larguar me vullnetin e tij nga kjo detyrë. E ka ditur gjithashtu edhe përpara se Presidenti i Republikës Ilir Meta të mos e dekretonte fillimisht Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Siç e ka ditur, edhe pasi ai e firmosi dekretin për emërimin e tij.

 

Po pse atëherë opozita jonë ka gjashtë muaj (mitingu i fundit, 26 maj 2018) që është mbyllur brenda oborrit të SHUP dhe selisë së LSI, brenda zyrave të tyre, brenda sallave të konferencave, prapa banaqeve të debateve mediatike e prapa maskave virutale të luftës online në rrjetet sociale? Pse opozita jonë ka 200 ditë të këtij viti që nuk zhvillon asnjë miting nëpër rrugë e sheshet e fshatrave, qyteteve dhe kryeqytetit tonë?

 

Përse opozita jonë deri 48 orë më pare, nuk po takohej më me njerëzit për ti dhënë shpresën, opsionet dhe qëndrimet e saj për ato që ajo gjykon se qeveria po i bën keq? E si të mos mjaftonin të gjitha këto, kush mund ta thotë sot me siguri të plotë se përse opozita i ka ikur jo vetëm njerëzve, terrenit e popullit opozitar por edhe Parlamentit dhe Parlamentarizmit? Përse opozita jonë nuk mer pjesë më as në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe as në seancat plenare të Kuvendit? Përse opozita jonë braktis sallat e takimeve ku vendosen fatet e integrimit të Shqipërisë në BE por nuk bën të njëjtën gjë kur vjen puna për tu ulur nëpër drekat dhe darkat që shtrohen atje nëpër restorantet e Brukselit?

 

Përse opozita jonë që betohet se nuk do të rikthehet më kurrë në sallën e “Parlamentit të krimit” dhe mandateve të fituara me anë të “bandave”, shkon në fillim të çdo muaji për të tërhequr “cik më cik”, pagat e gjithë deputetëve të saj? A është rastësi se vetëm 24 orë pasi Presidenti firmosi dekretin për ministrin e ri të Brendshëm, pas kaq kohësh Monika Kryemadhi braktisi Tiranën për të nisur takimet me anëtarësinë e LSI në Shkodër e Delvinë? E po në të njëjtën kohë, Lulzim Basha hoqi kollaren e kryeqytetit, për të veshur golfin e dimirt përballë mbështetësve të tij në Berat?

 

Sigurisht që nuk është rastësi. Përkundrazi. Eshtë e qartë se jemi në klonin që ndan përfundimin e strategjisë ëndërrimtare për ta rrëzuar këtë qeveri me kaseta të montuara dhe dekrete të vonuara, e për ta fituar pushtetin në tavolinë. Përpara kemi fillimin e një kufiri të ri, të një projekti të ri strategjik për ta rrëzuar këtë qeveri nëpërmjet njerëzve në terren, me vote nesër në zgjedhje.

 

Lulzim Basha është më i vërtetë kur bën thirrje për tu çuar e për ta rrëzuar Edi Ramën me rininë e Beratit, sesa me kasetën e Babales. Monika Kryemadhi është më e besueshme kur deklaron nga Shkodra se opozita është e aftë që ta rrëzojë Edi Ramën e të ringjalli shpresën, sesa duke pritur me sytë nga Presidenca, nëse Ilir Meta do ta firmoste apo jo dekretin për Sandër Lleshin.

 

Le të shpresojmë se tani që opozita jonë e kuptoi edhe praktikisht, se nuk mund ta fitojë dot pushtetin në tavolinë, do ta vijojë aksionin e saj me njerëzit dhe për njerëzit, sy më sy me ta kudo nëpër Shqipëri. Urojmë që flaka e kësaj kashte të rrijë ndezur, të paktën deri më 19 janar, atëherë kur Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit i skadon afati 6 mujor për të mos iu djegur ligjërisht, mandatet e deputetit.

 

Nga 19 korriku i këtij viti, kur ata ishin për herë të fundit në seancën plenare të Parlamentit, ka edhe plot dy muaj kohë përpara. Nëse e mbajnë fjalën dhe nuk rikthehen më në atë sallë, atëherë do ta kuptojmë se këtë radhë, e kanë vërtetë seriozisht aksionin e ri opozitar. (Alpenews)

Next Post
INTERPOL/ Asambleja e organizatës vlerëson policinë shqiptare

INTERPOL/ Asambleja e organizatës vlerëson policinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In