• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur nuk kupton, ku e ke vendin

by Artur Ajazi
23/08/2024 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Opozita, ishte edhe kësaj jave në protestën e 22-të  të saj, para dyerve të bashkisë së Tiranës. Folën, dhe mbajtën fjalime oratorët e saj, akuzuan, nxorrën shifra dhe vlera marramandëse financiare që “Erion Veliaj ka vjedhur nga paratë e buxhetit dhe taksapaguesve shqiptarë”. Në pamjet nga lart, protesta e 22-të, ngjasonte me grumbullime njerëzish si tek tregu, para ndonjë dyqanxhiu, kurse me pamjet nga afër, ajo ngjasonte si më e madhe. Në fakt, protesta mbetet “arma” më e fuqishme në demokraci, aq më tepër e opozitës në çdo vend që aspiron për fjalën e lirë, mendimin dhe veprimin e lirë, apo dhe pushtetin, gjithmonë brënda kornizave ligjore. Por protesta e opozitës shqiptare në Tiranën tonë të dashur, ka kaluar çdo kufinj mendorë, ligjorë, politikë dhe kushtetues.

Të bësh protestë para bashkisë me 30 apo 40 vetë, dhe britmat e atyre që flasin dhe mbajnë fjalime janë më e fuqishme se pjesëmarrja, atëhere, ka diçka që nuk shkon. Opozita e sotme në Shqipëri, duhet ta kuptojë se, protesta e fuqishme ka  motivin, objeksionin e saj, ka vlerën dhe mesazhin e saj, kur ka dhe dinjitetin e saj. Por të mbledhësh nja 30 apo 40 vetë para bashkisë, dhe të thuash se “ne jemi shumica, ndaj Erion Veliaj largohu”, kjo sikur nuk shkon.  Dhe jo vetëm kaq, por duhet menduar  edhe fakti se vetë opozita, nuk e di  dhe nuk e kupton se ku është, çfarë po bën, pse, dhe si po e bën aksionin e saj antiqeveri, antiVeliaj dhe antiRama, etj.

Të nisësh stinën e aksioneve dhe protestave opozitare, të nisësh kundërshtitë dhe denoncimet ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit apo kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, do të thotë se “e ke mbledhur rradaken top”, dhe se ke pergatitur gjithçka në detaje, nga pjesëmarrja, tek mjetet demokratike që do të përdorësh në protestë. Kjo pasi protesta, nuk është betejë e armatosur në një vend demokratik, as sheshi para bashkisë nuk është sheshbeteje, ku mund të hedhësh bomba molotovë, shashka tymyese, dhe mjete të tjera zjarrvënëse. Pasi pikërisht në këto momente, futet në lojë  Kodi Penal, ligjet e vendit, etj.

Kam mendimin se, opozita nuk e kupton fare rolin e saj, vendin e saj, pozicionin e saj, vlerën  dhe rëndësinë e saj. I është turrur Erion Veliajt, Edi Ramës, ndonjë ministri apo drejtori, (kur me akuzat merret organi prokurorisë) pret derisa të vijë darka, që të shkojnë tek ballkoni i Berishës, dhe kaq. Asnjë ide, program shpresëmadh për shqipëtarët, apo alternativë të re qeverisëse për zgjedhjet e reja. Asnjë prurje të re në partinë e tyre, e cila ka mbetur me ata që kanë qenë në Këshill Kombetar dhe kryesi, prej 20  e ca vitesh. Si mund të pretendojnë marrje të “pushtetit”, kur nuk kanë rinovuar asgjë brënda asaj force politike, madje nuk kanë rinovuar as mentalitetin dhe gjykimet  mbi aksionin opozitar, zgjedhjet, fitoren dhe humbjen.

Duket sikur kjo PD, ka mbetur “vendnumuro” qysh nga 1996, me po ato forma dhe metoda drejtuese, me po ato njerëz që shpëtimin e shohin tek dhuna, dhe marrjen e pushtetit e konsiderojnë  “detyrim të atij që e ka për tu larguar kur vijnë zgjedhjet”. Koncepti i votës së lirë në PD nuk ekziston, ashtu siç nuk e konceptojnë  dot se vota e lirë dhe zgjedhjet janë sprova e madhe popullore dhe politike, dhe pushtetit i takon atij që punon dhe zhvillon, dhe jo atij që merret me “llafe katundi”, dhe pastaj thotë se “na vodhën votat”.

Next Post
VIDEO / Rama: Mijëra turistë orientojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri me aplikacionin TEA

VIDEO / Rama: Mijëra turistë orientojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri me aplikacionin TEA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In