• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur nuk e menaxhon, pushteti të konsumon…

by Artur Ajazi
18/02/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Asnjë prej partive politike, qoftë edhe ajo me 10 anëtarë, nuk e përjashton pushtetin, si synim dhe ëndërr të saj. Të gjitha marrin pjesë në jetën politike, kush më pranë dhe kush më larg lakmisë dhe mundësive, por të gjitha duan pushtetin. Pas përmbysjes së sistemit komunist, ne u mësuam me idenë se “pushtetin e fiton ajo parti që votohet”, por edhe me realitetin ndryshe se “pushteti të konsumon kur nuk di ta menaxhosh siç duhet”.

Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet në 1992, u konsiderua nga shumica e shqiptarëve si “një ndryshim rradikal në jetën e tyre”, pasi kishte nisur një kapitull i ri pas ndryshimeve politiko-sociale. Por ndodhi diçka tjetër, që askush nuk e kishte menduar. Lindën dhe u zhvilluan firmat piramidale, nisi shitja dhe shkatërrimi pronës publike dhe private, u krijua shtresa e pasanikëve me kollare, ku spikasnin politikanët. Ishin ata që morën dhe konsumuan pushtet, aq sa nuk ishin më në gjendje ta menaxhonin atë. Kjo ndodhi me Sali Berishën, kjo ndodhi edhe me Fatos Nanon. Por kjo nuk po ndodh me Edi Ramën.

Sekreti ? Menaxhimi  ndryshe i pushtetit, votës dhe asaj ç’ka populli i besoi. Përgjatë periudhës 1992-1997, dhe 2005-2013, kur pushtetin e kishte Sali Berisha, asnjë deputet, ministër apo zyrtar i lartë shtetëror apo politik nuk u penalizua, nuk u arrestua dhe dënua. Kjo ndodhi edhe me Fatos Nanon, i cili  arriti deri atje sa të shprehej se “nuk e përballoj më grykësinë e tyre”. E kishte fjalën për ata, që i afroi pasi mori pushtetin, i bëri ministra e deputetë, dhe nuk arriti ti ndalë dot, në babëzinë e tyre për të vjedhur dhe pasuruar. Në memorjen e çdo shqiptari, nuk regjistrohet asnjë rast kur, një ish-ministër apo deputet, ti është hequr mandati, të jetë hetuar, gjykuar dhe dënuar deri në 2013. Dhe kjo, jo vetëm pasi sistemi i drejtësisë ishte i kalbur 100 per qind, por kasta e hajdutëve, abuzuesve dhe të korruptuarve, kishte në çdo rast mbrojtje kreun e qeverisë, madje edhe kur kryheshin krime, si ato të 21 Janarit.

Edi Rama, e dinte këtë, e kishte prekur nga afër realitetin e ndotur të qeverisjeve të mëparshme, ndaj dhe nuk rreshti së kërkuari pikësëpari reformimin e krejt sistemit të drejtësisë, qysh ditën e parë që mori pushtetin. E nisi me bindje dhe forcë, dhe  arriti të  miratojë në Parlament (pavarsisht kundërshtive nga mëkatarët e politikës) reformimin e sistemit të drejtësisë, të nisë procesin e Vettingut, i cili solli jo pak, por  largimin e qindra prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe inkriminuar. Edi Rama e ka deklaruar dhe vazhdon ta ripërsërisë “kush shkel ligjin, nuk do të jetë më pjesë e jona, dhe nuk do të ketë asnjë sekondë mbrojtje politike”. Vetëm pas 2013, në Shqipëri janë  hetuar, arrestuar, dhe  dënuar ish-ministra, ish-deputetë, zyrtarë të lartë, dhe në asnjë rast nuk u është afruar mbrojtje politike, përkundrazi. Menaxhimi i pushtetit, është kulturë por dhe “art” më vehte.  Jo kushdo që mund të arrijë majat e pushtetit, ndahet nga  abuzuesi, shkelësi i ligjit, pasi gjithmonë  ka qenë pjesë e zinxhirit të kompromentimit korruptiv. Zhurma e madhe e opozitës mbi “çështjen e inceneratorëve”,ka patur në krahun tjetër qetësinë e kryeministrit Rama.

Asnjë pengesë dhe asnjë votë kundër, ngritjes së komisionit  hetimor parlamentar mbi çështjen e inceneratorëve,  përkundrazi mbështetje  dhe inkurajim organeve të drejtësisë re, të zbardhin të vërtetën. Edi Rama, nuk është Sali Berisha, që merrte “nën sqetull” ministrat, zv.ministrat, drejtorët apo gardistët. Edi Rama nuk është as Fatos Nanon, që u dorëzua para lukunisë së atyre, që u bënë milionerë me postet dhe mandatet e pushtetit tij. Ky në fakt është dallimi, që bën diferencën mes Edi Ramës dhe atyre. Eshtë dallimi mes qeverisjeve haxhiqamiliste, që provuan në kurrizin e tyre shqiptarët, dhe qeverisjes  që sot  po provon me fakte, lindjen  dhe funksionimin e shtetit ligjor,  dhe integrimin dinjitoz në famijlen e madhe Europiane. Postulati i Edi Ramës ka qenë dhe mbetet “demokracia funksionon kur zbatohet ligji”, ndaj dhe arrin të menaxhojë në mënyrë perfekte pushtetin  dhe votën e shumicës së shqiptarëve.

Next Post
ALBtelecom shpërblen sipërmarrësit e rinj të Tirana Inc, Demo Day!

ALBtelecom shpërblen sipërmarrësit e rinj të Tirana Inc, Demo Day!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In