• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

by Java News
04/03/2026 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo

Koncerti i madh (i luftës) po ndodh… Pas Ukrainës, Gazës, luftës 12-ditore Izrael/Iran dhe tashmë konfliktit më të ri me Iranin, në koncertet gjeopolitike tashmë po luhen marshet e luftës. Historia ka treguar se kur fuqitë e mëdha ulen në tryezë për të akorduar “instrumentet” e tyre, të tjerët shpesh mbajnë frymën mes shpresës për siguri dhe tmerrit të një përplasjeje të afërt. Sot, në 2026, muzika e diplomacisë europiane po ndryshon ritëm; nga deklaratat solemne të bashkëpunimit, po kalojmë me shpejtësi te partiturat e marshit të luftës. Me Ukrainën që mbetet një plagë e hapur, Gazën që lëngon në rrënoja dhe tashmë në një përplasjeje direkte SHBA-Iran, që kërcënon të ndezë Lindjen e Mesme, duket se kanë filluar tingujt e një koncerti të madh… Për shqiptarët, ky ndryshim ritmi nuk është thjesht një lajm nga larg, por një alarm jetik, me thirrjen që kur të mëdhnjtë luajnë marshe lufte, periferitë si Ballkani janë të parat që rrezikojnë të shkelen nga hapat e rëndë të historisë së barutit.

Koncerti i parë europian (1815-1914).

Për herë të parë termi ‘koncert’ në simfoninë e luftës u përdor në vitin 1815, prej Kongresit të Vienës në të famshmin ‘Koncerti Europian’. Ai ishte një skenë e madhe gjeopolitike që jetoi për 99 vjet (1815-1914) ku fuqitë e kohës, pas stuhive napoleonike, vendosën të akordonin interesat e tyre në emër të një “harmonie” të detyruar. Ai nuk ishte një projekt për drejtësinë, por një pakt për qetësinë; një sistem ku paqja nuk lindi nga zgjidhja e konflikteve, por nga menaxhimi cinik i tyre. Në këtë partiturë të madhe, kombet e vogla shpesh nuk ishin as dëgjues, por thjesht nota të heshtura që flijoheshin për të mbajtur në këmbë simfoninë e të mëdhenjve. Ballkani në atë kohë u trajtua si një “zonë amortizimi”, një hapësirë për t’u menaxhuar nga larg. Shqiptarët, pa shtet dhe pa projekt të unifikuar, mbetën jashtë sallës së vendimmarrjes, duke kapur trenin e fundit të historisë së koncertit ballkanik, në vitin 1912, kur shtetet e tjerë të rajonit shqyheshin për të copëtuar trojet shqiptare deri kur koncerti i la vendin kasaphanës së Luftës së Parë Botërore.

Koncerti i dytë europian po ndodh….

Sot, fantazma e koncertit të parë europian po lëviz kancelarive të perëndimit. Një “Koncert i Dytë” po tenton të marrë formë në kushte shumë më të ashpra; ndoshta jo më shumë për nostalgji , por si një analogji e frikshme e tyre. Zhvendosja e fokusit amerikan, e artikuluar qartë në strategjitë e sapo shpallur në fund të vitit të kaluar e në fillim të këtij viti: të sigurisë (NSS-2025) dhe mbrojtjes (NDS-2026), e ka lënë Europën përballë një ndjenje apo realiteti të pasigurisë ekzistenciale, pa “ombrellën” që e mbrojti për tetë dekada.

Analogjia me Koncertin e parë europian (1815) është e frikshme: ashtu si atëherë, kur fuqitë e mëdha ‘ngrinë kohën’ pas stuhisë napoleonike, edhe sot po tentohet një “paqe përmes administrimit”. Nëse Koncerti i Vjenës e shihte Ballkanin si “fuçi baruti” e Europës”, dhe si i tillë duhej mbajtur në jetë artificialisht për të mos prishur balancën, sot Ballkani Perëndimor po trajtohet me të njëjtin cinizëm. Gjuha diplomatike ka pësuar një mutacion: nuk flitet më për integrim real, por për “stabilitet rajonal”.

Në këtë skenë, Shqipëria dhe shtetet fqinje rrezikojnë të mbeten sërish në “paradhomën” e historisë. Kur krizat në Ukrainë apo flakët midis Iranit dhe Izraelit trajtohen si vatra që thjesht duhen mbajtur nën kontroll, Ballkani rrezikon të shndërrohet sërish në një “zonë amortizimi” — një hapësirë ku paqja blihet duke shtyrë problemet dhe jo duke i zgjidhur ato. Ky koncert i ri po operon në një cikël të mbyllur: prodhon një qetësi të rreme sa për të blerë kohë, ndërkohë që akumulon tensionin e radhës. Është një rend “me qira”, që funksionon vetëm derisa raketat e radhës të ndryshojnë brutalisht hartën gjeopolitike.

Koncerti i tretë (shqiptar) mbi shekullor…

Ndoshta interesi më i madh do të ish të kuptonim : si i përcjellin shqiptarët ‘epokat e koncerteve’. Ndërsa bota po hyn në një rend të ri gjeopolitik, për shqiptarët duket se marshet luhen diku larg dhe për të tjerët. Të bllokuar në “koncertin” e vetë të brendshëm, që vetëm konsumon ato pak energji kombëtar ata kanë vetëm axhenda partiake, elektorale, taktika të ditës por asnjëherë strategji. Është një shfaqje e përsëritur, prej 100 vite, me skena mbushur me kriza, ku vizioni kombëtar tretet nëpër llogoret e partive, që e shohin shtetin si pushte më tepër si qëllim dhe jo si mjet. Ky “koncert i tretë- i brendshëm” — ky yni, i zhurmshëm dhe pa busull — duket që po konsumon të gjitha energjitë, saktësisht në momentin kur historia kërkon kthjelltësi dhe unitet.

Është ironike sa pak kemi mësuar nga historia. Në periudhën e ‘koncerteve’ përherë kemi mbërritur me vonesë dhe pa fuqi. Ne u gjendëm 60 vjet më vonë në Koncertin e parë (1815) e i gjetëm të gjitha dyert mbyllur, formuam shtetin e fundit në Ballkan, vetëm me trenin e fundit të historisë dhe pak para se të mbyllej ai koncert (1912). E më pas për ironi, pazotësi, apo drejtim pa vizion, në prag të çdo krize e lufte jemi gjendur në pikën më të ulët të fuqive tona. Kujtoni Luftën e Parë e të Dytë ballkanike, Luftën e Parë e të Dytë Botërore, Luftën në Kosovë, ku pothuaj nuk kemi arritur të futemi as si vizitor në sallat e koncerteve gjeopolitike. E duket se më shumë se ‘Koncert në vitin ’36’, ne ndodhemi në ‘Koncert në fund të dimrit’ të Kadaresë.

Epilog: Nga pasiviteti te orientimi strategjik.

Historia tregon se ekuilibrat e ndërtuar mbi shtyrjen e problemeve shemben gjithmonë mbi ata që nuk kanë pasur zë. Në një botë që po shkon drejt një përplasjeje të madhe, shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në mbarë diasporën nuk mund të mjaftohen më me rolin e spektatorit. Pyetja më e vështirë është se çfarë duhet bërë? – Më e pakta, shqiptarët kudo që janë duhet të pushojnë së prodhuari riciklime krizash. Nevojitet një orientim e sinkronizim i vërtetë strategjik — një “akord” kombëtar për sigurinë, ku Tirana dhe Prishtina nuk komunikojnë përmes protokolleve ceremoniale, por përmes një platforme të përbashkët mbrojtjeje dhe diplomacie.

Më tej, edhe diaspora shqiptare nëpër botë, si një pasuri strategjike, duhet të kalojë nga mbështetja emocionale në një lobim të strukturuar gjeopolitik. Në qendrat e vendimmarrjes globale, zëri shqiptar duhet të jetë unik: jo për të kërkuar lëmoshë stabiliteti, por për të ofruar partneritet serioz në këtë rend të ri që po lind.

Në fund të fundit, pyetja nuk është më nëse bota do të ketë një koncert të ri. Pyetja është nëse shqiptarët do të arrijnë të ndërtojnë harmoni në koncertin e tyre të brendshëm si një marrëveshje për mbijetesë dhe vizion. Në politikë, si në muzikë, ata që nuk bien dakord për ritmin e tyre, përfundojnë duke kërcyer sipas muzikës së të tjerëve — dhe në kohë luftërash, ajo muzikë kthehet në marrshe lufte…

Next Post
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In