• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do na hiqet “leku i ri”, kjo idiotësi?

by Edmond Arizaj
31/08/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Unë nuk jam ndonjë njohës i financës, as i atyre llogarive e përllogaritjeve të ekspertëve të kësaj fushe, ku me ca shifra në kompiuter luhen miliona e miliarda. Jam i sigurtë që këta ekspertë janë mjeshtërit më të mëdhenj të mashtrimit, vjedhjes, pastrimit të parave dhe transaksioneve të pista, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Janë kupola e ligjshme; për ata që dinë se ç’është kupola në gjuhën e mafies, janë ata që lëvizin çdo fije. Siguria për këto nuk më vjen veç nga intuita. Por bosët e financave, ata të heshturit që përfitojnë nga injoranca e shumicës në këtë fushë, nuk janë qëllimi i këtij shkrimi. Krejt tjetër. Unë thjesht kërkoj, madje do u kërkoja përulësisht edhe kolegëve ta hapnin një debat të tillë: ndryshimin e shifrës në paranë shqiptare, lekut.

Me këtë të eleminohet shprehja “leku i ri”, apo “me të reja, me të vjetra”, pra ky përçudnim i komunikimit të përditshëm mes shqiptarëve që shkëmbejnë mall me lekë. Sipas gjuhës shqipe që ne shkruajmë si flasim, a ju rezulton kështu kur shihni lekët? Mua jo. Them “dhjetë mijë lekë” dhe në dorë kam një mijë lekë(!)

Dhe si unë janë mbi 3 milionë shqiptarë të gjallë. Prej 1964 kur nisi emetimi i “lekut të ri”, shqiptarët nuk u mësuan dot me këtë term i cili vijon t’u imopnohet me pahir dhe me një paqartësi më shumë se intruguese, bezdisëse. Ngjan me “njeriun e ri” që na doli i prishur, apo me “Shqipërinë e re”, një fallsitet tragjik. Madje duket se përcaktorët “i ri”, “e re” vijojnë të pjellin fallsitete e kotësi…“Republika e re”.

Atëherë kur shqiptarët nuk e pranojnë, nuk u mësuan prej më shumë se gjysëm shekulli, kur vetëm ngatërrohen, kur  qeveritarët e ndryshëm e kanë përdorur vetëm për justifikime dhe interes, kur me “të reja” flasin veç financierët, disa pak zyrtarë dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë, dhe kur jemi i vetmi vend që e shkruajmë paranë me një shifër dhe presupozojmë një zero më shumë, atëherë për çfarë mbahet ende në këmbë “e reja” ngatërrestare?

Mesila Doda më tha që e ka ngritur këtë çështje, por ekonomistët ishin përgjigjur negativisht. Nuk e di pse janë përgjigjur negativisht. Apo meqë i përkasin pikërisht fushës, ku çfarëdo që thonë, janë të paktë ata që mund t’i kundërshtojnë. Gazetarë të kësaj fushe ka pak. Por njëra prej tyre, ndër më të mirat e asaj që rëndom quhet sektori ekonomik, për mua më e mira (shkrimet e saj i kuptoj) Blerina Hoxha, u interesua pranë Bankës së Shqipërisë dhe më tha: “As i ka shkuar njeriu në mendje!”. I kërkova nëse ka ndonjë studim sa mund të jetë shpenzimi për ta bërë lekun “e ri” – lek “normal”, sa prerje, sa kohë mund të zgjasë etj. Në fakt u çudita. Askush nuk e ka çarë kokën fare për 25 vjet që t’u kthejë qytetarëve një të drejtë që jua rrëmbyen: ta lexojnë lekun aq sa e thonë me gojë. Apo si puna e pronave…madje këtë nuk e kanë bërë as antikomunistët e flaktë, teksa “leku i ri” është shpikje origjinale e komunizmit shqiptar.

Por ndryshimi këtë rradhë nuk duhet bërë pse “leku i ri” është i komunistëve, por pse “leku normal” është për shqiptarët. Nëse në Bankën Shqiptare apo institucionet e financës, kanë shumë punë për ta bërë një studim të tillë (ndoshta edhe vetëm për të thënë sa kushton), atëherë i mbetet Ministrisë së Arsimit që të aplikojë program-edukimi për fëmijët që në kopësht me termat e parasë shqiptare, dhe të urojmë që 50-vjeçarin e dytë të “lekut të ri” të kemi ndonjë përmirësim në komunikimin financiar të shqiptarëve.

Next Post

Shoqata e Autobusëve në protestë: Kaos me licensat, janë dubluar linjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In