• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon

by Carlo Bollino
13/02/2021 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Carlo Bollino

Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha: duke kriminalizuar qeverinë “Rama” dhe çdo kundërshtar tjetër në çdo mënyrë, deri në atë pikë, sa ta bëjë fjalën “skandal” të pakuptimtë (për aq shumë e shumë herë që ai e ka përdorur) dhe të refuzojë, jo vetëm të paraqesë propozime dhe ligje alternative, por edhe të marrë pjesë në jetën e institucioneve deri në zgjedhjen vetëvrasëse të djegies së mandateve në parlament.

Një politikë shkatërruese e tipit “sa më keq, aq më mirë” që kurrë nuk ka bërë askënd fitues. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij. Strategjia e re në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur është e qartë: nga njëra anë duke treguar një fytyrë të qetë dhe familjare, dhe nga ana tjetër, duke nisur premtime bombastike dhe imagjinare që kujtojnë “rubinetët e artë” në çdo shtëpi të premtuar nga Sali Berisha në 1992.

Basha, i njohur mes aleatëve të tij për mosmbajtjen e fjalës, shmang t’i quajë “premtime” dhe këmbëngul t’i emërtojë “angazhime”, duke shpresuar t’i bëjë më të besueshme. Por ajo që ai angazhohet të bëjë, në disa raste është bërë tashmë, në të tjera është thjesht e dëmshme, dhe në disa të tjera, nuk është e arritshme.

Duke mos ditur se çfarë të propagandojë më, për t’u përpjekur të ngrihet në sondazhet që vazhdojnë ta shpallin atë humbës, “angazhimi” i tij i fundit është madje alarmues. Duke takuar operatorët e turizmit dy ditë më parë, Basha premtoi “një moratorium 12-mujor” në kontrollet e inspektoriateve të tatimeve. Dhe kush mund ta shijojë këtë premtim më shumë se  evazorët tatimore? Meqenëse ky është një premtim elektoral, Basha beson me shpirt se shumica e shqiptarëve jetojnë në ilegalitet dhe shkelje të ligjit dhe kështu, për të fituar zgjedhjet ai thotë se është i gatshëm të mos u krijojë pengesa.

Një qëndrim që kujton thirrjen e Nard Ndokës i cili deklaroi i kënaqur në tetor 2020: “Edhe grupet kriminale i qëndrojnë larg Ramës sot. Grupet kriminale më mirë të më kërkojnë mua dhe të votojnë për opozitën. Dhe mirëpresim edhe votën e tyre ”. Një pozicion i frikshëm i shpalosur, i shoqëruar me kritika të vazhdueshme ndaj reformës në drejtësi dhe nga fakti, që deri më tani, mungon çdo angazhim konkret në luftën kundër trafikimit dhe trafikantëve në programet e PD dhe aleatëve të saj.

Nëse për opozitën e bashkuar përparësia e qeverisë së tyre të ardhshme mbetet një luftë e kuptueshme kundër korrupsionit (vetëm socialist?), nga ata nuk është dëgjuar ndonjë angazhim se si synojnë ta bëjnë luftën kundër bandave dhe krimit të organizuar, ose ndonjë mendim, për shembull, mbi konfirmimin e izolimit të ashpër në burg, të ashtuquajturin ”41 bis”. A është thjesht një rastësi?

Premtimi për të zeruar kontrollet tatimore sigurisht nuk është një çështje që iu intereson amvisave apo pensionistëve, dhe prandaj tingëllon si një premtim që iu drejtohet, mbi të gjitha, sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm, të cilët insistojnë të punojnë me një bilanc të dyfishtë. Një premtim që shfaqet si një amnisti fiskale e që në bindjet e Bashës mund ta ndihmojë të marrë vota.

Ndërkohë që rikthimi i “taksës së sheshtë” që është premtimi më joshës dhe më i reklamuar, është i destinuar të favorizojë vetëm shtresën më të pasur të shoqërisë, domethënë profesionistët që marrin të ardhura shumë të larta dhe të ashtuquajturit oligarkë, kjo kategori e sipërmarrësve të paktë dhe të fuqishëm, të cilët, opozita vetëm në dukje ka luftuar për vite me radhë, ndërsa tani po kërkon t’i joshë.

E kritikuar ashpër edhe nga Kryeministri i ri italian Mario Draghi (ekspert i nivelit botëror në financa dhe ish-guvernator i Bankës Evropiane), “taksa e sheshtë” tani zbatohet vetëm në rreth tridhjetë vende të botës dhe i vetmi vend ku është më i ulët se 9% i ideuar nga Basha është Kurdistani në luftë, ku aplikohet 5%. Gjithe vendet e tjera e kane me te larte se 9%.. Kritika e të gjithëve për këtë lloj taksimi është se favorizon të pasurit dhe nuk ndihmon të varfërit.

Duke u zotuar të rivendosë “taksën e sheshtë” prej 9%, në fakt, Lulzim Basha u jep një bonus të konsiderueshëm tatimor vetëm punonjësve që sot fitojnë më shumë se 150,000 lekë në muaj dhe të cilët, në vend të 23% të tatimit mbi të ardhurat te vendosur nga qeveria socialiste, ata do të paguajnë vetëm 9%. Një bonus edhe më i pasur është i rezervuar për oligarkët, të cilët në vend të 15% që paguajnë aktualisht për fitimet e tyre milionerë, falë Bashës do të paguajnë vetëm 9%.

Një dhuratë që, sipas gazetarit të ekonomisë Fatos Çoçoli, i cili analizoi të dhënat, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 103 milionë euro në vit me të ardhura më të ulëta. Një faturë tjetër shumë e lartë, e prodhuar nga “impenjimet” fiskale të Lulzim Bashës, ka të bëjë me sigurimet shoqerore, të cilat, nga 24.5% të tanishme, do të ulen në 18%, duke rezultuar në të ardhura më të ulëta për Shtetin për 179 milionë euro të tjera në vit.

Vetëm këto dy zëra të llogaritura në 4 vitet e para të qeverisjes ”demokratike”, do të rezultojnë në të ardhura më të ulta prej 1 miliard e 128 milionë euro në buxhetin e shtetit, domethënë në arka nga të cilat qeveria tërheq fonde për të ofruar shërbime për qytetarët.

Sidoqoftë, Basha premton “rubinetë të artë” dhe kështu, megjithë parashikimin e të ardhurave më të ulta, ai merr përsipër të ofrojë edhe më shumë shërbime. Për shembull si një rritje prej 5% për pensionin e 650,000 të moshuarve (kosto: 54 milionë euro në vit), ulja e çmimit të karburantit me 24 lekë / litër (kosto: 113 milionë euro), shtimi i pagave të mjekëve me 1,000 euro dhe infermierëve me 700 euro (kosto: 68 milionë euro në vit), shtimi i pagave të 35 mijë mësuesve me 60% (kosto: 122 milionë euro në vit), dhe 100 milionë euro për çdo vit si subvencionim drejtpërdrejtë në bujqësi.

Reduktimi i tatimeve dhe sigurimeve shoqerore bashke me rritjen e shërbimeve do të prodhonte një humbje prej 769 milionë euro në vit në buxhetin e shtetit, e barabartë me 3.12 miliardë euro në 4 vitet e para të qeverisë së Bashës. Dhe mungojne ketu ndikimi i mëtejshëm në llogaritë e shtetit që pandemia dhe rindërtimi pas tërmetit duhet të prodhojnë akoma, faktorë të tjerë negativë që në botën magjike të propagandës së tij elektorale, Lulzim Basha preferoi të mos i përfshinte duke mos i llogaritur.

Dhe në fund, kur Basha siguron se zgjidhja e problemit të rënies së të ardhurave nga taksat do të jetë ulja e ekonomisë së zezë, ai shet një iluzion tjetër menjëherë të demaskuar nga angazhimi për të anuluar edhe kontrollet fiskale.

Të gjithë janë të lirë të zotohen për “gomerë që fluturojnë”, por sa janë të gatshëm të besojnë se ai do t’ia dalë mbanë?

Unë e përsëris për vite me radhë se opozita nuk është në gjendje të shohë realitetin, dhe për këtë arsye ta ndryshojë atë politikisht, sepse ajo ka zgjedhur të jetojë në një botë paralele në të cilën vlejnë vetëm bindjet e saj. Problemi i Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij është se besojnë se në këtë planet virtual të tyrin jeton dhe “shumica dërmuese e shqiptarëve” dhe besojnë, gjithashtu, se kjo shumicë është e gatshme të votojë për ta. Do të ishte më mirë të zgjohej në kohë, para se të vijë radha e tij për të zbuluar se gomerët, kurrë, nuk fluturojnë me të vërtetë.(Shqiptarja.com)

Next Post
Aksident tragjik në Durrës/ Ambulanca del nga rruga, vdes pacientja

Aksident tragjik në Durrës/ Ambulanca del nga rruga, vdes pacientja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com