• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Lulzim Basha nuk rregullon por prish punë! Si u ndje i përdorur nga Berisha dhe Meta…!

by Java News
15/09/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u fol për një figurë e cila duket se është tërhequr përkohësisht nga skena politike, Lulzim Bashën.

Zoti Hila, nëpërmjet një analize, tregoi arsyet pse Basha duhet të kthehet në opozitë, kontributin e tij dhe të grupit parlamentar që e mbështet dhe çfarë alternative paraqiste ai në krahasim me dyshen Berisha-Meta.

“Mendoj se tërheqja e Bashës nga jeta politike vjen sepse ai ka kuptuar që është përdorur nga Sali Berisha. Ndoshta po përpiqet të marrë kohen e duhur që njerëzit t’i harrojnë problematikat e tij. Po pret ndoshta që kundërshtarët e tij të bëjnë gabime që të kthehen më pas nga i si një alternativë.

Në njëfarë mënyrë këtu e ndihmon edhe koha. Për kundërshtarë kam parasysh Ilir Metën më tepër se sa Sali Berishën sepse Bashës i dhuhet të fitojë një betejë brenda frontit opozitar. Pastaj mund të mendojë që të përmbysë Ramën. Dhe në këtë pikë mendoj që fati do ta ndihmojë, siç e ka ndihmuar këto 8 vjet. Fati do ta ndihmojë sepse Berisha ka kundër biologjinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikësë.

Kurse Ilir Meta ka një dosje të hapur që i qëndron mbi kokë me fjalët që janë hapur si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit por edhe si një njeri i korruptuar. Kjo është një fabul që e bën politikanin më të rrezikuar nga këto akuza. Mund të konstatojmë që në këtë moment Basha nuk është një njeri i preferuar nga publiku.

Duke qenë një kukull në duart e Berishës, i cili jo pak herë koordinonte me Ilir Metën, qoftë kur Meta ishte në koalicion me PS apo në opozitë, i ka dhënë një lloj pabesueshmërie në publik dhe material siteve dhe blogjeve humoristike që të bëjnë meme pafund, të cilat rimarrin jetë sa herë ai rishfaqet.

Por duhet të them që humori i elektoratit nuk ka lidhje me humorin e blogjeve dhe me humorin e karikaturistëve. Qytetari ndoshta e shikon ndryshe. Shikon tek ai një djalë qytetar, të qetë, u mor vesh që agresivitetin e vetë e kishte të imponuar dhe përveç kësaj është një djalë Tirane, i mirëshkolluar, nga një familje e mirë. Ky popull është lodhur nga agresiviteti i Berishës, nga protagonizmi i Ramës dhe problematikat e tij në qeverisje, që nuk e merr fare në konsideratë Ilir Metën, mund të jetë një votues potencial për Lulzim Bashën.

Grupimi i Lulzim Bashës është ai që ka nxjerrë me tëpër problematika të korrupsionit se sa të tjerët. Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit nuk ishte në gjendje të krijonte masën kritike të votave për të rrëzuar Edi Ramën. Por mungesa e Bashës bën që ajo masë kritike të mos ketë shpresë që të arrihet. Basha ishte ne gjendje që të krijonte një poll të vetin, një profil ndryshe nga tre politikanët e tjerë. Nuk po them që ndoshta Basha do të rrëzojë Ramën, por po them që çdo grupim i drejtuar nga Basha do jetë një opozitë që çdokush do dojë të negociojë”, u shpreh zoti Hila në Dritare TV./m.j

Next Post
“Deputetët janë të tronditur”/ Salianji flet për lobimin rus: Të mos bëhen gjyqe popullore

"Deputetët janë të tronditur"/ Salianji flet për lobimin rus: Të mos bëhen gjyqe popullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In