• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur luksi shfaq tragjikomiken në të përditshmen tonë…!

by Java News
06/01/2017 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Kjo është njëra prej shumë godinave shtetërore ku qeveria e rilindjes ka investuar plot 1.8 milion dollarë për restaurimin e saj. Janë me dhjetra godina të tilla, përfshi dhe selinë e kryeministrisë, që i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe modernizimit në një superluks të tepruar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

30 % e buxhetit të shteti vitin që shkoi, i’u dedikua prejektit për modernizimin dhe luksin e administratës së qeverisjes qëndrore duke përfshirë edhe mobilimin dhe rehatimin e qeverisë luksokrakte. Bërja bublike e këtij fakti, u justifikua nga qeveria se e gjitha kjo ka të bëjë me ringritjen e institucioneve dhe me dinjitetin e shtetit. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo prezanton imazhin e shtetit faqe botës. Mirëpo e gjitha kjo ka një kontrast të madh me realitetin që kalon vendi.
emergjencat

Është tepri dhe luks i madh të shpenzohen kaq shumë para, për komoditetin dhe ngrohjen e të ndenjurave të zyrtarëve tanë të superpaguar, kur aktualisht, të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve tanë, sot po vuajnë mungesën e ngrohjes në këtë dimër të acartë, ndërsa qeveria, në prag të kësaj epidemie është vënë në dilemë që ti mbyllë ato për ca ditë, sepse nuk ka qenë e aftë të zgjidhte këtë problem kaq social dhe human njëkohësisht. Ashtu si në një familje, kur vëmendja parësore përqëndrohet tek mirëqënia e fëmijëve, duke u siguruar atyre kushtet elementare të domosdoshme të jetës normale, ashtu edhe një qeveri e përgjegjshme, duhej që vëmendjen e këtyre investimeve ta kishte përqëndruar tek problemi i ngrohjes së këtyre onstitucioneve të dijes, pikërisht aty ku përgatitet dhe edukohet gjenerata e një brezi të ri.ministria-e-bredshme

Është e papranueshme dhe papërgjegjësi totale, kur në të gjithe vendin është ulur këmbëkryq varfëria, kur e gjithë Shqipëria është përfshirë nga rrjeti i prodhimit dhe i shitjes së kanabisit, kur 110.000 familje të varfëra figurojnë sot jashtë skemës së ndihmës ekonomike, kur 31.000 fëmijë jetim sot janë jashtë vëmendjes së shtetit dhe në luftë me mbijetesën, kur ende shteti shqiptar nuk ka kurajon të deklaroj zyrtarisht shkallën e minimumit jetik të varfërisë, kur politikat sociale dhe mbrojtëse të shtetit ndaj grupeve të dizavantazhuara të shoqërisë janë ironikisht qesharake dhe tallëse, kur papunësia dhe varfëria është ulur këmbëkryq edhe pse kryeministri ynë deklaron se punë ka, por nuk ka profesionistë, kur në spitalet tona edhe kur je i siguruar mjeku nuk të prek me dorë nëse nuk paguan nën dorë, kur avokatë sekser e gjobëvënës dhe gjykatës të korruptuar, të mohojnë të drejtën se nuk ke paguar para, kur të rijnve tanë i’u janë vrarë shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen duke menduar si ta braktisin një orë e më parë vendin e tyre, etj, etj, si mundet që qeveria dhe kryeministri ynë luksokrat 30 % të buxhetit të shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë, t’ia dedikoj superluksit të zyrave dhe modernizimit të ambjenteve ku punojnë aparatçikët militantë fanatikë të cilët nuk jetojnë me realitetin, por janë të shkëputur në mënyrë të çuditshme nga ky realitet…!?

Një Lider apo udhëheqës, një qeveri, ligjvënës ose një pushtetar, është i përgjegjshëm dhe e meriton pushtetin e votes së lirë vetëm atëherë kur ata ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të zakonshëm. Ky është i vetmi test që tregon suksesin ose mossuksesin. Tjetër tregues nuk ka. Kur luksi dhe varfëria masive shfaqin tragjikomiken në të përditshme tonë, sejcilit prej nesh, natyrshëm i lind pyetja: a e ka justifikuar kryeministri ynë dhe qeveria e tij e “rilindjes” besimin e votuesve shqiptarë…!?

Next Post
25 FOTO dhe arsye se përse duhet të uleni përherë nga krahu i dritares… kur jeni në avion

25 FOTO dhe arsye se përse duhet të uleni përherë nga krahu i dritares... kur jeni në avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In