• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur lufton për çështjet shqiptare. Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje

by Auron Tare
13/11/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Disa vite më parë kam lexuar me shumë kureshtje një shkrim të Ben Andonit për vendndodhjen e varrit të Shote Galicës. (i bindur se brezi i ri nuk e njeh se kush eshte kjo grua nga Kosova)

M’u kujtua ky shkrim pasi më 10 nëntor ishte dita kur një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, si Shote Galica, vdiq e braktisur, e sëmurë dhe, me shumë gjasa, e uritur në një kasolle diku në fushat e zymta të Fushë-Krujës.

Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Adem Galica, kunder terrorit serb ne Kosove, erdhi në Shqipëri e sëmurë, me katër fëmijë të braktisur të ish-luftëtarëve të çetës së bashkëshortit.

Askush nuk u interesua për të gjate periudhes se Presidentit Ahmet Zogolli. Nuk pati ndonjë nderim apo pension të veçantë dhe u la të vdiste në varfëri. Varrin, i cili deri para disa vitesh ishte në një kanal që mbushej me ujë sa herë binin shirat e nëntorit, e përshkruan bukur Ben Andoni në shkrimin e tij të botuar në “Milosao”:

“Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi që prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është.

Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke që dikur ka qenë kënetë.

Një dashamir shtiu ca lekë t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.”

Esad Pasha Toptani, një nga politikanët më kontraversë të fillimit të shekullit XX, i dënuar nga historiografia shqiptare, u vra në Paris në një atentat politik. I përfolur nga bashkëkohësit e tij si një figurë plot hije, i cili punonte përgjithësisht për interesat e veta personale, ai jetonte në një hotel luksoz të Parisit kur u qëllua nga Avni Rustemi.

Për fatin e tij në mërgim interesohej veçanërisht ish-kryeministri serb i kohës, Nikolla Pashiç, i cili përpiqej pranë qeverisë franceze që t’i lidhej një pension gjenerali Esad Pashës, që ai të mund të jetonte me “dinjitet”. Letra e Pashiçit për Aleksandër Millerand, kryeministrin e Francës, është një fakt i rëndësishëm që tregon si kreu i shtetit serb mbështeste ata që mbronin interesat serbe.

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi vrasja e Esad Pashës në Francë, qeveria serbe vendosi që gjenerali Toptani të varrosej në sektorin ushtarak të rezervuar për ushtrinë serbe në Cimetière de Thiais, në Paris, ku prehet ende edhe sot.

Kjo rrëfenjë është për të gjithë ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume dhe sheshe për çështjen kombëtare.

P.S (vetëm disa vite më parë eshtrat e Shote Galices më në fund janë marrë nga autoritetet kosovare dhe varrosur në Mitrovicë)

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Reforma territoriale s’duhet të ketë lidhje me llogaritë elektorale

Comments 1

  1. Marsi says:
    4 months ago

    Ti vetë Auron, për vetvehten tende, nuk e di se ç’je.
    Je një çikë Shotë, një çikë Esad, një çikë Enver, një çikë Nevzat Haznedar, një çikë Sali Berishë, një çikë Tos Nano, një Çikë Ed Ramë (këtë me rezervë ), një çikë kriç, një çikë gomar, pra, jep mënd për gjithëçka e kurdoherë.
    Të ka ngelur vetëm fusha e gjinekologjisë, pa dhënë ndonjë mendim se si e qysh duhet të bëhet më mirë pjelluria e grarisë.
    Çfarë kulture e shkolle të madhe ke bërë mor djalë ?
    Gojët e liga (e marr me rezervë) thonë që je i diplomuar vetëm për mësues fiskulture, kështu thuhet në diplomën e institutit të fiskulturës.
    Megjithë këtë diplomë, dhe jep mënd për gjithollogjinë e gjithollogjisë shqiptare.
    Aferim ti, dhe aferim kush të boton.
    Ke qenë, je dhe do të mbetesh zog gomari – thonë shkodrojt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In