• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kur lufta për pushtet konvertohet në urrejtje për Shqipërinë

by Mero Baze
02/01/2020 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy ngjarje madhore që lidhem me 1 Janarin e vitit 2020, që vënë në provë mungesën e energjive pozitive të shoqërisë sonë, edhe kur bëhet fjalë për ngjarje jo partiake, por kombëtare.

Më 1 Janar, lajmi më i rëndësishëm për vlerat e kombit shqiptar, ishte që shkrimtari Ismail Kadare u nderua nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Ky është një titull që e ka merituar një rreth i ngushtë personalitetesh dhe është niveli  më i lartë i këtij çmimi, me të cilën Franca nderon personalitetet më me vlerë në botë.

Ngjarja e dytë, që lidhet me 1 Janarin, është kryesimi nga Shqipëria i Presidencës së OSBE, një ngjarje që mund të mos përsëritet më dhe që është një shans për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

E para, nderimi i Kadaresë, në thelb është një vlerësim i të vetmit institucion perëndimor të pranuar nga bota që ne kemi prodhuar në historinë tonë.

Kadare është pasaporta jonë krenare në Perëndim dhe në gjithë botën, por mbi të gjitha njeriu që e tërheq gjithë elegance, si një patriark hijerënd, karrocën tonë të shkatërruar drejt perëndimit.

Është njeriu që na mban kokën nga Perëndimi.

Ajo që të bie në sy është që opozita zyrtare duket sikur më shumë u inatos, se sa bëri sikur të gëzohej me këtë ngjarje.

Kjo nuk do të thotë që opozita është deomos antiperëndimore, por përpjekja për të politizuar vlerat tona kombëtare dhe për t’i konsideruar ato, vetëm nëse i përdor politikisht, është një sëmundje që e zvogëlon shoqërinë tonë dhe e bën atë meskine, provinciale dhe pse jo dhe linçuese ndaj çdo vlere, që ajo mendon se nuk e përdor dot politikisht.

Kjo tregon shumë për standartin e një shoqërie.

E dyta kryesimi i Presidencës së OSBE nga Shqipëria, është një ngjarje që nuk lidhet me Edi Ramën apo qeverinë, edhe pse ata kanë vite që luftojnë në kanale diplomatike për këtë gjë. Ajo është një mundësi e shkëlqyer që vendi ynë, të krijojë lidhje të reja me Evropën dhe të ketë mundësi të promovojë vlerat e veta.

Vreri me të cilën i janë turrur kryesimit të OSBE nga Shqipëria opozitarët tanë, tejkalon vrerin dhe rezervat e çdo vendi tjetër që mund ta konsiderojmë vend jo mik, që në fakt kanë munguar në këtë fillim viti.

Të vetmit që duket sikur protestojnë pse Shqipëria po kryeson OSBE janë opozitarët tanë.

Tani jam dakord që ta nisim vitin e ri me të shara për mjekrën e Edi Ramës, për gallatat me të prekurit nga tërmeti, për frikën se mund të mos realizohet projekti i rindërtimit, bile jam gati të qajmë dhe pse su bë Elvis Naçi “Njeriu i Vitit”, por nuk e kuptojë pse duhet të nxijmë, të heshtim apo të përbaltim dy ngjarje me të cilat jemi të lirë të gëzohemi të gjithë, pa dallime politike, se mbi të gjitha, janë dy ngjarje që na identifikojnë me Perëndimin dhe na vënë në krye të vlerave të tij.

Ismail Kadareja nuk ka nevojë për duartoktijet tona. Biles aq i famshëm sa është, nuk ka nevojë as për lëvdatat tona për librat e tij, se po e vlerësojnë më shumë nga Londra deri në Kore të Jugut, se sa nga Shkodra deri në Sarandë. Por vlerësimi për të si një nga personalitetet  e mëdha të botës që merr çmimin, “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”, është më shumë një nder për Shqipërinë, se sa për të.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për kryesimin e radhës së OSBE. Ajo është një ngjarje politike që fitohet me konsesusin e gjithë vendeve të OSBE. Dhe të gjitha këto vende e kanë dhënë këtë konseus. Të vetmit që nuk e japin dhe hedhin vrerë ndaj Shqipërisë, për këtë ngjarje, janë PD dhe LSI në Tiranë.

Kjo do të thotë, që në strategjinë e opozitës, negativizmi nuk është thjeshtë strategji kundër qeverisë, por mbi të gjitha kundër Shqipërisë.

Dhe nuk di se si mund ta bindësh një popull të të votoj, duke i sharë nënën. Vetëm këta tanët e kanë zbuluar këtë formulë.

Next Post
Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen me Ylli Limanin

Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen me Ylli Limanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In