• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur LSI-ja ia merr drogën nga goja PD-së

by Mentor Nazarko
13/06/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Siç po duket qartësisht, kryetari i kuvendit dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka vendosur të rikthehet kryetar i LSI-së në të gjithë kuptimet, ndonëse jo de jure. Ai është përfshirë në luftë të fuqishme kundër dy partive të mëdha, PD dhe PS, diçka që vërtet e protagonizon partinë e tij, por në një kuptim dhe e mbron atë, nëpërmjet sulmit. Diku ai, diku zonja Kryemadhi, diku kryetari de jure Vasili, por dhe deputetë të caktuar, kandidatë të rinj, po krijojnë frontin e luftës kundër dy partive të mëdha. PS dhe PD po përpiqen të kompaktësojnë votat e tyre, strukturat e tyre, nëpërmjet bindjes se nuk do ta ndajnë pushtetin me LSI-në, diçka që mund të ngjajë tërheqëse, motivuese, qetësuese dhe antidot dhe për blerjen e të vetëve nga LSI-ja. Në këtë kontekst, LSI-ja duhet të shpikë kauzat e veta kundër këtyre dy partive që me gjasë do preferonin ta asgjësonin LSI-në.

Në këtë kundërvënie të LSI-së me dy dinosaurët shquhen disa elemente. Dhe mund të pandehen disa pasoja.

 Disa elemente të sjelljes së Metës

Është krejtësisht e vërtetë se Meta nuk po shkel kushtetutën ndërsa po vepron kështu.  Nuk mund ta qortojmë egërsisht pse iu desh të kthehej të vishte kostumin e politikanit agresiv ndërsa premtoi se do qëndronte mbi palët kur dha dorëheqje nga kreu i LSI-së. Ai po mbron partinë e vet nga shkatërrimi elektoral që duan t’ia shkaktojnë dy partitë e mëdha dhe këtu është në të drejtën e vet. Problemi është se si po e bën këtë mbrojtje.

Ai po e bën këtë duke qenë njëkohësisht shumë larg profilit të kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të shtetit, në një pozitë partiake të theksuar, madje shumë larg atij modeli që vetë e shpiku dhe që e përmirësoi ndjeshëm imazhin e tij, modelit «me qetësi dhe dashuri».

Në këtë profil, Metën e kemi parë në 2008-n, kur u bë reforma kushtetuese me deformime të mëdha ç’është e vërteta (koha kur kapërceu dhe një tryezë të Kuvendit për të marrë fjalën). Kësisoj ai synon të jetë tërheqës, qoftë për elektoratin gri, të pavendosur, qoftë për elektoratin e ri, të cilit nuk i pëlqejnë partitë e mëdha, aq më tepër kur ato bëhen bashkë. Për këtë arsye ai po përdor disa akuza, po nxit disa perceptime kolektive, po bën disa aludime, që synojnë të krijojnë një narrativë bindëse. Në një vepër shumë interesante propagandistike, madje ai përpiqet, por këtu e ka paksa të padobishme, të përfshijë dhe Berishën si viktimë të marrëveshjes Rama-Basha, si për të tentuar të marrë vota berishiste, apo për t’i kompleksuar ata se ai është bashkë me Berishën nëse don dhe janë më të fortë, nëse funksionojnë si dyshe Meta-Berisha përkundrejt kujtdo.

Brenda kësaj vepre propagandistike që ka akuza për reformën në arsim, për zgjedhjet pa opozitën, përdorimin e reformës në drejtësi, etj., Meta po përdor së bashku me të vetët dhe aluzionet për lidhjet e qeverisë me drogën, të drejtorit të përgjithshëm të policisë, etj., etj.

Përse-të e kësaj qasjeje të LSI-së–shantazh dhe…vetëpranim i lojës së të mëdhenjve se nuk do të jetë në pushtet me ta

Kjo lidhje nuk është diçka e padëgjuar më parë, sepse ka qenë PD-ja që e ka mbajtur të gjallë për një kohë bukur të gjatë duke e shndërruar në kauzë. Sot lufta kundër drogës ngjan se ka marrë një lloj drejtimi, ajo është ndërkombëtarizuar, ministri i brendshëm është i PD-së. Ndërkohë dhe vetë PD-ja, si thotë me të drejtë Meta, thjesht tregoi se nuk e ka patur shqetësim luftën kundër drogës, por pjesëmarrjen në pushtet ekzekutiv apo kontrollin e financave, burimeve njerëzore publike në fushatë, etj. PD-ja tani po hesht, me përjashtim të doktorit që krijon herë pas here fabula interesante Facebook-u në lidhje me këtë çështje, Ndaj, ky aktivizim i LSI-së pasi PD-ja e kishte temë të vetën kryesore çështjen e drogës, nuk është risi. Dhe nuk ka vlerë elektorale me gjasë. Në këtë sulm LSI ngjan e vonuar dhe jo shumë e besueshme, madje dhe përgjegjëse juridikisht, nëse doni. Kjo megjithëse dikush mund të thotë se aktivizimi i Manjanit si ministër në rol kritik kur propozonte futjen e ushtrisë në luftën kundër drogës, ngjan si parathënia më e fortë e kësaj qasjeje të re. Po ç’është atëherë  kjo fushatë aktuale sulmesh me drogën si cilësor? Me gjasë është shantazh, me atë se «ne dimë shumëçka, ndaj mos na detyroni të flasim». Është hakmarrje ndaj ministrit Tahiri me të cilin LSI kurrë nuk ka patur marrëdhënie të mira, i cili po aktivizohet më së shumti kundër LSI-së tani. Është presion ndaj strukturave të policisë të cilat ndoshta po aktivizohen në frenimin e LSI-së në aktivitete të caktuara. Është presion dhe shantazh dhe ndaj Ramës, i cili, megjithatë, nuk po përgjigjet drejtpërdrejt duke ruajtur një minimum etike ndaj aleatit të dikurshëm me të cilën formalisht është në qeveri. Me këtë qasje të fortë, LSI nuk i ngjan PDIU-së për shembull, që është agresive, por më së shumti ndaj PD-së dhe më pak ndaj PS-së.

Por duke bërë këtë, LSI e egër me partitë e mëdha, konfirmon saktësisht atë që duan PD dhe PS: bindjen përfundimtare të votuesve se asnjëra prej tyre nuk e do LSI-në në pushtet. Dhe kësisoj, LSI humb njerën nga dy shtysat tërheqëse të elektoratit të saj pragmatik : LSI do jetë në pushtet gjithmonë, prandaj duhet të votohet për të. LSI në këtë version nuk ngjan joshëse përballë elektoratit pragmatik, që don punësim në sektorin publik, etj. Me gjasë LSI synon të ngjajë tërheqëse, motivuese për LRI-në, për votat e të rinjve në përgjithësi, por elektorati pragmatik nuk ngjan se do t’i besojë më, dhe aq më shumë hipotezës se LSI-ja do të jetë forcë e parë.

Sfidë: A më hiqni dot nga president?

Me këtë kostum kërcënues, Meta i largohet rolit të presidentit dhe ngjan se do ta ketë të vështirë që të ndërrojë gjuhën në 25 korrik.  Madje ai po fut në veprën e vet propagandistike kërcënuese, dhe frikësimin me llojin e presidentit që do të jetë: një president kundër dy partive kryesore, diçka e pazakontë në historinë e presidentëve para tij. Në këtë nuancim që mori formë të qartë me kërcënimin për mosdekretimin e qeverisë, Meta po e sfidon PS-në dhe PD-në, që ta shkarkojnë nëse duan. Këtë kërcënim PS-ja e mori mbrapsht reaguar njëlloj me kërcënim: na kthe votat që të dhamë për president. E ndoshta duke flirtuar dhe me Nanon. Ngjan kjo një përpjekje për ta kuptuar a don Meta me të vërtetë të jetë president (dhe i këtij lloji-kundër të dyja palëve) apo ka qejf ta shkarkojnë?

Next Post
Ministrja teknike kallëzon 4 drejtorë: Morën pjesë në fushatë

Ministrja teknike kallëzon 4 drejtorë: Morën pjesë në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In