• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur lajmet e mira, nuk quhen më një lajm i keq!

by Alfred Peza
20/08/2019 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një aksiomë në gazetari, sipas së cilës, “një lajm i mirë është një lajm i keq dhe një lajm i keq, është një lajm i mirë.” Në kuptimin që, vëmendjen e opinionit publik e tërheqin më shumë lajmet negative, ndërkohë që lajmet pozitive sado të bukura apo të rëndësishme që të jenë, kalojnë përgjithësisht pa ndonjë lloj vëmendje të shtuar.

 

Për shkak edhe të një gare të egër për audiencë në televizione dhe për për ca klikime më shumë nëpër portale, në mediat shqiptare duket sikur një rregull i pashkruar nxit gjithnjë e më shumë dhënien e lajmeve të këqia. Kjo por edhe rreshtimi në masën dërrmuese të emisioneve televizive të debatit politik, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, bënë që përgjatë këtij viti deri në përfundim të zgjedhjeve lokale, të kishim një atmosferë shumë të ngarkuar mbi opinionin publik.

 

Negativiteti, agresiviteti dhe mungesa e rregullave të lojës profesionale me balancë, paanshmëri, profesionalizëm, besueshmëri dhe standarde të larta, çoi në krijimin e një “fushe magnetike” me ngarkesa negative në mjedisin publik shqiptar. Një ambjent ku qytetarët ishin të rrethuar gjatë gjithë kohës, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje, me informacione që krijonin pasiguri, paqartësi dhe paparashikueshmëri për të ardhmen që i priste të dielën e zgjedhjeve, por edhe pas saj.

 

Kur u kuptua që kauza e opozitës së rrugës dhe e Presidentit në ikje, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve dështuan, si të ishin komanduar nga një dorë e padukshme, të gjitha debatet politike u ndërprenë. Për rrjedhojë, si liderët politike ashtu edhe botuesit e moderatorët televizivë, shkuan me pushime të detyrueshme. Duke bërë që edhe ekranet dhe portalet, të fillonin që ta mernin veten dalëngadalë nga lodhja!

 

Pas kësaj vendin e lajmeve të këqia, dalëngadalë filluan që ta zenë lajmet normale. E mes tyre, gjithnjë e më shumë filluan që të gjejnë hapësirë, lajmet që konsiderohen të “mira”. E kështu pa u kuptuar, ditë pas dite e javë pas jave, në hapësirën e informimit, edukimit dhe argëtimit të opinionit publik shqiptar, po zenë gjithnjë e më shumë vend lajmet pozitive.

 

E bashkë me to edhe historitë e suksesit dhe zhvillimeve optimiste të cilat tregojnë se Shqipëria nuk është një vend si ai që propaganda opozitare, kërkon që tia vizatojë jo vetëm qytetarëve të vet por edhe ndërkombëtarëve.

 

Në këtë vend nuk paska vetëm protesta të dhunshme partiake, vetëm sulme me bomba molotov mbi institucione, ku kreu i shtetit tenton që ti mohojë popullit të vet zgjedhjet periodike sipas përcaktimit kushtetues. Apo si një vend ku për shkak të luftës për ta fituar pushtetin në tavolinë, tentohet që të nxihet nëpër mediat e huaja, sikur është nëna e të gjitha të këqijave të kësaj bote.

 

Përgjatë këtyre dy muajve të verës që mediat tona pushojnë, mediat e huaja po shkruajnë si kurrë më parë në historinë tonë, shkrime gjithnjë e më pozitive për Shqipërinë si një ndër destinacionet më të lakmuara turistike. Si një vend ku ftohen turistët nga e gjithë bota për të ardhur e të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore që na i ka falur Zoti me tepri, por edhe bukuritë e krijuara nga puna e shqiptarëve që kanë investuar në industrinë e turzimit. Një sektor që vit pas viti, po njeh vetëm zhvillime të papara, duke u bërë një nga kolonat më të rëndësishme të ekonomisë sonë kombëtare për sot e të ardhmen.

 

Në 20 ditët e para të muajit gusht, në Shqipëri kanë hyrë mesatarisht çdo ditë, 50 mijë turistë të huaj. Duke shënuar në këtë mënyrë, një rekord të ri në këtë industri, e cila po sjell gjithmonë e më shumë të ardhura për xhepat e shqiptarëve dhe arkën e shtetit. Këto zhvillime ndikojnë përveç të tjerash, edhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

 

Ky realitet i pas zgjedhjeve, është edhe një pasqyrë e madhe për gjithkënd, për të parë se kush e do pozitivitetin dhe kush jo në këtë vend. Kush e do negativitetin dhe kush jo. Kush kërkon të përfitojë nga lajmet e këqia dhe kush fiton realisht nga lajmet e mira. Kush është i interesuar për progresin dhe kush vetëm për regresin.

 

Shqiptarë janë të lodhur nga e keqja, izolimi, varfëria dhe mungesa e prespektivës që na ka dhuruar e shkuara. Ndaj, duket se u kanë shijuar në këtë periudhë, lajmet, zhvillimet dhe atmosfera pozitiviste. Ndryshe nga propoganda opozitare, qytetarët po kuptojnë edhe se lajmet e mira, nuk qenkan edhe aq të këqia sa kanë dashur që tua servirin! Përkundrazi.

Next Post
Futboll/ Neymar zbulon pse urrehet: Jam i vërtetë, ndaj ndodh kjo

Futboll/ Neymar zbulon pse urrehet: Jam i vërtetë, ndaj ndodh kjo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In