• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur krimi paralajmërohet me mikrofon në dorë

by Ardit Rada
23/04/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Xhelal Mziu është një nga emrat që i përkasin Partisë Demokratike të së shkuarës jo vetëm prej konsumit të disa mandateve në krye të bashkisë së Kamzës. Ai njihet si një politikan lokal që sfidonte edhe vetë shtetin e Sali Berishës duke mbajtur në zyrë foton e këtij të fundit dhe jo të presidentit. I veshur herë me skandale si ngacmimi ndaj ‘Shamikuqes’, e herë duke dalë rrugëve me daulle e 10 mijë leksh në ballë, ai nuk arriti kurrë të bëhej një figurë e pëlqyer as nga vetë demokratët. Kjo është lehtësisht e kuptueshme për faktin që e degëdisën në Dibër, sepse Kamzën e kënaqi ato 10 vite që e drejtoi.

Partia Demokratike e mori Mziun nga komisioner zgjedhjesh dhe i shtroi rrugën, me gjasë falë gatishmërisë së tij deri në vetëmohim para ligjit për t’i shërbyer Sali Berishës. Madje ky nuk është sekret. Vetë Mziu shkruan në CV në vetën e tretë për veten e tij se: “mund të themi se një vlerë ka ngelur e palëkundur për zotin Mziu gjatë karrierës së tij, adhurimi dhe admirimi i liderit historik, doktor S. B”.

Pasi kuptoi se nuk mund të ngjiste shkallët e karrierës duke imituar kryebashkiakë të tjerë kontroversë, duke u vënë emra të çuditshme rrugëve, Mziu i ra shkurt. Në vitin e fundit të qeverisjes së PD, ai mori titullin Doktor Shkencash nga univeristeti që e kishte brenda territorit të bashkisë së tij. Besojeni ose jo, kjo e bënte atë me letra kryebashkiakun më të shkolluar.

Mirëpo sot, duket se Mziu është ende i pakënaqur edhe pse mban të njëjtin titull si doktori që adhuron. Duke folur në Dibër si kandidat dhe drejtues politik i qarkut në fjalë, ai ka lëshuar një deklaratë shokuese. Me gjasë për ta imituar Sali Berishën deri në fund, apo për t’i bërë qejfin duke i kujtuar episodin kur kërkonte kokën e Shkëlqim Haklajt dhe jo vetëm. Mziu thotë se do t’i ekzekutojnë si Pjerin Xhuvanin të gjithë ata tek të cilët to dyshojnë se po blejnë vota. Kjo nuk është hera e parë që krimi nxitet me mikrofon nga njerëz me kostum. Mjaft të kujtojmë Ilir Metën se sa herë ka bërë thirrje për të prerë duar e për të mprehur sfurqet. Mjafton të dëgjojmë Lulzim Bashën se si e mbronte një natë më parë vrasësin e Elbasanit duke u shprehur se është oficer i shquar dhe armën e kishte me licencë. Kaq pak ngjarje brenda një jave janë boll për të kuptuar se kush e nxit dhunën, kush i ka armatosur dhe organizuar strukturat, të pranuara tashmë edhe hapur nga Ilir Meta si legjitime. Por, po kaq pak ngjarje duhen për t’ua kopsitur dosjet e për t’i lënë në mos në burg, sallave të gjyqeve.

Xhelal Mziu është thjeshtë budallai në këtë histori që i ka rënë një mikrofon në dorë dhe mendon se po kërcënon ‘Shamikuqen’. Ndryshe nga Lulzim Basha, atë s’e përkëdhelin ndërkombëtarët në ndonjë rresht të deklaratave ndaj nga sot duhet ta ketë punën pisk me ligjin. Pastaj Ilir Meta është histori më vete…

 

Next Post
“S’do zhduken rastet me COVID, por do ketë…”/ Epidemiologu: Në pranverë pritet një ulje e infektimeve

Epidemiologu jep lajmin e mirë: Në ditët në vijim do ulen edhe më tej rastet me COVID, por jo vetëm…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In