• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur kreu i laburistëve britanikë citonte Enver Hoxhën

by A R
09/06/2017 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i partisë opozitare në Britani, Jeremy Corbyn, nuk ka nguruar të festojë rezultatin ‘befasues’ të zgjedhjeve, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e Kryeministres Theresa May.

“Ky ishte një rezultat i pabesueshëm i Partisë Laburiste sepse njerëzit votuan për shpresën. Ne jemi gati ta udhëheqim Britaninë, – tha Corbyn para gazetarëve.

Por, udhëheqësi laburist britanik, Jeremy Corbyn shkaktoi një debat të ri lidhur me disa citime që bëri rreth dy vite më parë kur citoi udhëheqësin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Sipas medias britanike, Corbyn e ka përshkruar diktatorin komunist si një “sundimtar të ashpër”.

Udhëheqësi laburist britanik iu referua mesazhit me rastin e Vitit të Ri në vitin 1967, drejtuar popullit shqiptar, kur Enver Hoxha kishte thënë: “Ky Vit i Ri do të jetë më i vështirë sesa viti që po lëmë pas. Nga ana tjetër, do të jetë më i lehtë sesa viti i ardhshëm”.

Jeremy Corbynpatinjë vit të vështirë në partinë në fjalë, drejtimin e së cilës e mori pas humbjes së laburistëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe shumë nga deputetët e kësaj partie, përkrahës të ish-udhëheqësit legjendar Tony Blair, janë kundër politikave dhe qëndrimeve të udhëheqësit të ri, si në rastin e sulmeve ajrore britanike ndaj ISIS-it në Siri.

Jeremy Corbyn nuk i fsheh preferencat e tij politike dhe parapëlqimin e tij për marksizmin. Një pjesë e opinonit e vlerësojnë atë për sinqeritetin e pikëpamjeve të tij politike të ekstremit të majtë, ndërkohë të tjerë janë të shqetësuar se një ideologji e tillë, si ajo marksistja, e përqafuar nga ndonjë udhëheqës i majtë britanik, kurrë nuk i ka sjellë ata në pushtet në Britani, në vendlindjen e kapitalizmit.

Ndërkohë, Konservatorët e Theresa May nuk ia dolën dot të marrin shumicën parlamentare, në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Britani ditën e djeshme.

Ata humbën mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës, ku mes humbësve, ishin edhe pesë ministra të qeverisë May, të cilët nuk arritën të mbanin vendin e tyre në Parlament. /b.d

Next Post
Zgjedhjet në Francë i shtojnë vlerën Euros

Zhvlerësimi i euros, milionat që humbasin shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In