• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur krahason Tit Vasilin me Qazim Ismailin

by Mero Baze
31/03/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një prej infermierëve që doli vullnetarë për të shkuar në Itali, është bërë shënjestër e ish-ministrit të Shëndetësisë së kohës së Partisë Demokratike, për shkak se në kohën që ai ka qenë minister, e ka lënë pa punë dhe ai është detyruar të bëjë një punë tjetër.

Jehona që pati misioni i mjekëve shqiptarë në Itali është tanimë një gjë që do të mbesë në histori. Dhe jo në historinë tonë, por atë të Italisë dhe Evropës. Në historinë tonë ka për të mbetur ky gjesti i Petrit Vasilit, që pasi dështoi të përhapë panik në Shqipëri, tani shpreson të trembë spitalet në Itali ku kanë shkuar mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Unë e kuptoj se imazhi i fortë që prodhoi kryeministri në Itali dhe në Perëndim me këtë gjest, është një lloj dëshpërimi për opozitën. Por në këtë rast është mirë të shmangësh përballjen me të, se nuk  je i detyruar të përballesh çdo ditë me dhimbjen që të jep mos përballimi i kundërshtarit. Le të bëjnë së paku sikur gëzohen për emrin e mirë të Shqipërisë, që u promovua në këtë rast.

Por doja me këtë rast të bëja një krahasim çfarë imazhi i ka dhënë Petrit Vasili Shqipërisë dhe çfarë i ka dhënë ky Qazim Ismaili?

Të dy kanë nga dy profesione. Petrit Vasili  ka qenë dikur mjek . Pastaj kur ka qenë në pushtet është bërë ministër. Tani që nuk është në pushtet, nuk është as mjek, as ministër, por sharës.

Qazim Ismaili ka qenë infermier. Kur ka qenë në pushtet Petrit Vasili e ka hequr nga puna ose nuk i ka dhënë të drejtën të punojë infermier dhe ai kë bërë punë tjetër. Tani ai është pjesë e një ekipi që i ka ngritur kokën Shqipërisë në Itali dhe në Evropë.

Mjafton kaq për të dëshmuar se Qazim Ismaili i vlen më shumë Shqipërisë se Petrit Vasili. Ky i fundit i kishte të gjitha shanset e Qazimit t’i bashkohej atij ekipi, se është dhe mjek epidemiolog, dhe të përmirësonte ndjeshëm imazhin e tij. Mund t’ia kishim harruar gjithë idjotësitë që thotë përditë, gjithë përpjekjet e dështuara për të përhapur panik, dhe ta konsideronim të shëruar si pacient i pashpresë i politikës.

Por ai nuk e bëri. Ai nuk vlen as sa një e qinda e Qazim Ismailit vetëm për këtë shkak, pasi ai sot ka provuar që nuk është as mjek as politikan. Po të ishte mjek i vërtetë , meqë është dhe i papunë, do kishte vrapuar i pari në mos në Itali, në spitalin tonë. Ai në fakt rri bordurave, duke ngrënë fara e duke sharë mjekët që po përballen me epideminë.

Po të ishte politikan akoma më shumë do të bënte diçka që të fitonte simpatinë e njerëzve. Ky është i vetmi politikan që del në mëngjes nga shtëpia, për t’u bërë ose qesharak ose i urryer nga publiku. Dhe tani kur shikon që për gjestin e Edi Ramës, në Itali, jo vetëm televizionet më të mëdha italiane dhe gjitha gazetat politike, por dhe gazetat e sportit kanë bërë faqe të tëra speciale, natyrisht që nuk mund ta ndalësh këtë gjë duke shpikur Qazimin pompist.

Sot Shqipërisë i vlen më shumë Qazim Ismaili, pasi ai i ka bërë nder Shqipërisë, duke shkuar si infermierë në Itali, se sa Petrit Vasili, duke u përpjekur të trembë Italinë, se ai nuk është infermierë, por pompist. Ata e kanë aty si infermier dhe e provojnë vetë këtë.

Është njësoj sikur të trembësh shqiptarët, duke u thënë që Petrit Vasili do jetë prap ministër Shëndetësie, pasi ka ngrënë fara ca kohë rrugëve. Nuk i tremb dot, se e kanë vet në dorë ta lënë të hajë prap fara.

Next Post
Presidenca ndez ngjyrat e flamurit italian, Meta: Të bashkuar do t’ia dalim!

Presidenca ndez ngjyrat e flamurit italian, Meta: Të bashkuar do t'ia dalim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In