• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, Rama firmos marrëveshje me Melonin për të pritur emigrantët në Shëngjin

by Java News
06/11/2023 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga Roma përkrah kryeministres italiane Girogia Meloni ka njoftuar se Shqipëria do të mirëpresë emigrantë të paligjshëm që kërkojnë të futen në BE përmes Italisë.

Dy shefat e qeverisë kanë hedhur firmat në marrëveshjen që siç Meloni shpjegoi do të shndërrojë portin e Shëngjinit në pikën hyrëse dhe pritëse të emigrantëve nga vendet afrikane.

“Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet”, tha Rama në nisje të konferencës duke theksuar se po i kthejmë fqinjit përtej Adriatikut borxhin që i kemi për zbarkimin masiv të shqiptarëve pas rënies së diktaturës.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon vetëm U-ja përpara. Por kjo nuk na pengon për at parë botën si europianë. Një gjë tjetër dua të nënvizoj, nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë shtet tjetër të Be-së, sepse me gjithë respektin ka një diferencë të madhe, me një ndryshim historik, kulturor, dhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë. Nuk besoj se nuk do të jemi në gjendje që në vitet në vijim të parashikojmë, që të paguajmë atë borxhin që i kemi popullit italian, qeverisë dhe institucionet italiane. Që nga dita e parë kur kemi mbërritur në këtë anë të detit për të gjetur mbështetje rifuxho dhe për të imagjinuar dhe pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politike, por neve na takon të përgjigjemi duke qenë gjithmonë të pranishëm për të ndihmuar.”

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali për emigracionin e paligjshëm, porti i Shëngjinit pritës
Në vijim shefi i qeverisë shqiptare pati kritika për mënyrën si Bashkimi Europian ka menaxhuar krizën e emigrantëve, duke lënë të kuptohet se ka “braktisur” Italinë, së cilës i është dashur të përballet e vetme me fluksin në hyrje.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka ka kapacitetet e nevojshme për tu bërë zgjidhja finale e problemit, por do të ofrojë ndihmën e saj pasi e ndjen si obligim dhe beson te procesi.

“Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë të vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në mallkim për Italinë, sepse kur hyn në Itali zëre se ke hyrë në Europë dhe BE. Por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë si zhvillohen zgjedhjet. Ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por besoj se kemi detyrën dhe angazhimin e obligim dhe kapacitetin për të dhënë një farë ndihme. Ky protokoll bashkëpunimi është produkt i një diskutimi të gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje për diçka qe e bëjmë se duhet ta bëjmë me të gjitha kostot por se besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes. Shqipëria është një vend ku mijëra italianë mbas kapitullimit në Luftën e Dytë Botërore kanë gjetur mbrojtje dhe s’janë lënë në mëshirën e fatit kundrejt gjermanëve.”

 

/f.s

Next Post
Qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin, Meloni: Do kontribuojmë financiarisht

Qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin, Meloni: Do kontribuojmë financiarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In