• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur isha emigrant, korrja barin e komshiut për para”

by Java News
20/12/2016 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shkruar historinë në futbollin zviceran dhe atë gjerman. Ai është shqiptari i parë që ka fituar Champions-in, si dhe me të drejtë është një nga “ambasadorët” e futbollit më të shquar për shqiptarë. Karriera e tij mbart shumë suksese, trofe si te Bazeli dhe te Bajerni. Tek Interi nuk arriti dot të nxirrte më të mirën nga vetja, ndërsa te Stok Siti po shkëlqen.

shaqiri

Redaktori i “spox”, Johen Titmar, ka vizituar Shaqirin në shtëpinë e tij në Angli ku i ka bërë edhe një intervistë mjaft interesante 25-vjeçarit kosovar. Në pjesën e parë të intervistës, mesfushori i Stokut dhe Kombëtares së Zvicrës flet për kohët e vështira në fëmijëri, “xhentëlmenin” Jup Hajnkes dhe pakënaqësitë ndaj Guardiolës.

Shaqiri, ju keni lindur në Kosovë dhe u rritët në kushte modeste në Zvicër. Babai juaj ju la vetëm në vitet ’80 për të emigruar dhe punuar në ndërtim në Zvicër. Si ndihej familja në mungesë të babait?

Nga njëra anë babi fitonte para dhe na e lehtësonte jetën në Kosovë. Nga ana tjetër e ndjenim mungesën e tij. Personalisht s’kam shumë kujtime, por kam dëgjuar nga mamaja.

Kur babai ju mori me vete në Zvicër, ju ishit afro 2 vjeç dhe jetonit në një shtëpi të vjetër. Çfarë kujtime keni nga ajo kohë?

Mbaj mend që mbrapa shtëpisë kishte vend për të mbajtur kafshë. Ishte një shtëpi normale që kurrë nuk u rikonstruktua. Bënim si të çmendur në korridor. Për mua dhe dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishte fillimi i një fundi (qesh).

Në moshën 4-vjeçare u futët për herë të parë në një klub futbolli…

Babai ka luajtur vetë futboll dhe ne të gjithë e kishim pasion futbollin. Qendrën stërvitore kishim shumë afër. Shkonim për pesë minuta. Prindërit e mi donin që ne të merreshim me sport për të mësuar disiplinën, në mënyrë që të mos bëheshim rrugaçë.

Shaqiri

Më vonë, babai juaj humbi punën dhe ju të tre djemtë kishit shpenzime. Sa e vështirë ishte ajo kohë?

Kishim një standard të ulët jetese. Shpeshherë konsumonim ushqime të thjeshta, që nuk ishin të shtrenjta. Na shijonin gjithmonë. Nuk ishte e thjeshtë për një të ri që shokët e tij të ekipit shkonin për të ngrënë pas stërvitjes, ndërsa ne shkonim direkt në shtëpi. Nuk e kemi rënduar kurrë familjen, sepse ishte normale për ne.

Bashkëjetesa brenda familjes ka qenë e shëndetshme apo jo?

Absolutisht po. Bënim dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Ajo çfarë na duhej ishte topi i futbollit, ushqimi, pija dhe gjumi. Më kujtohet ende sesi dy vëllezërit dhe më vonë unë mbuluam shpenzimet për të qenë lojtarë moshash te Bazeli. Në atë kohë duhej të merrje përsipër vetë gjysmën e shpenzimeve. Ishin mbi 1 mijë franga zvicerane. Vëllai Erdin kishte marrë pushimet. Një javë ai punoi si montues vidash syzesh plastike, ndërsa unë korrja barin e komshiut, me qëllim që të fitonim para.

Cili ishte idhulli dhe ekipi juaj i zemrës në atë moshë?

Unë kam qenë gjithmonë fans i Brazilit dhe, më vonë, bëra modelin e flokëve të Ronaldos që kishte në Botërorin 2002. Në moshën 7- vjeçare kërkova me ngulm fanellën e “Fenomeit”. Ma dhuruan, edhe pse ishte imitacion (qesh). Ndërsa klub të preferuar nuk kisha. Dortmundi më pëlqente, sepse luante Tomas Roziçki. Bajerni më dukej atraktiv prej Xhovani Elber. Babai im ishte fans i Shalkes. U rritëm me futbollin gjerman, pasi çdo fundjavë herët shihnim televizionet sportive gjermane.

Në vitin 2000 mbyllët angazhimet me të rinjtë e Bazelit dhe nisët më vonë një kurs për shitje veshjesh, por për shkak se mbushët 18 vjeç e ndërpretë prej futbollit. Si ndodhi?

Në fakt, mora leksione sportive, e cila u ofrua me iniciativë të klubit të Bazelit në bashkëpunim me një sponsor veshjesh. Shkoja në mëngjes dhe punoja në departamentin e shitjeve. Pasdite stërvitesha. Në vitin 2009, kur nënshkrova kontratën e parë profesioniste, nuk pata më kohë.

Kur konstatuat se do të bëheshit vërtet futbollist profesionist?

Kur isha 16 vjeç arrita t’i kuptoja aftësitë e mia. Në eventin “Nike Cup”, në vitin 2007, u shpalla lojtari më i mirë i turneut me U-15. Ky ishte një moment që do ia arrija. Ai vlerësim bëri që njerëzit të njihnin emrin tim. Në atë kohë ishte më e vështirë sesa sot të nënshkruaje një kontratë profesionisti apo të stërviteshe me profesionistët.

Xherdan-Shaqiri

Qëndruat për 12 vite te Bazeli dhe fituat me ekipin profesionist dy herë dopietën e titujve. Sa të vështirë e patët në fillim me lojtarët profesionistë?

Kur trajneri Kristian Gros më grumbulloi për herë të parë në një miqësore dhe më la të luaja, nuk mbeti i kënaqur. Isha 16 vjeç. Bëja shumë driblime dhe finte, të cilat nuk ishin në shijet e tij. Në atë kohë isha shumë afër transferimit te Grashopers U-21. Në atë moment, trajneri Gros u shkarkua dhe erdhi Torsten Fink. Me ardhjen e tij, gjithçka shkoi mirë për mua.

Pas afro 20 viteve në Zvicër, sa të vështirë e patët të vendosnit për të ardhur te Bajerni në vitin 2012?

Vendimi m’u imponua, sepse ishte Bajerni. Për më tepër që Jup Hajnkes më donte me patjetër dhe ishte me perspektivë për mua.

Në Mynih jetonit vetëm, larg familjes.

Firmosa në janar për t’u bërë pjesë e Bajernit në verë dhe pata kohë të përgatitesha. Ndonjëherë kisha mall, nga ana tjetër Zvicra ishte tri orë larg. Në vitin e parë jetoi me mua vëllai i madh, Arianiti. Ma lehtësoi jetën. Përsëri na duhej një pastruese. Ishte masa e parë që morëm (qesh).

Sezoni juaj i parë te Bajerni ishte super, aq sa për herë të parë në historinë e klubit fituan tripletën. Hajnkes ju aktivizonte shpesh si titullar. Ndërsa një vit me Guardiolën nuk ndodhi kështu. Pse?

Është e vërtetë që situata ime sportive ndryshoi nën drejtimin e Guardiolës. Nuk pata kurrë problem me të. Për fat të keq u dëmtova disa herë. Isha i pakënaqur, sepse aktivizoheshin lojtarë me nivel më të ulët sesa unë. Ky fakt më zhgënjeu, edhe pse nuk hoqa dorë kurrë të thyeja konkurrencën dhe t’i tregoja trajnerit se çfarë dija të bëja. Ma hiqte trurin.

Xherdan+Shaqiri+Borussia+Dortmund+v+FC+Bayern+KCwt_LgQgsIl

Çfarë të mire kishte Guardiola?

Stërvitja e tij ishte speciale, e detajuar dhe më bindte. Mjaft argëtuese. Bënim gjithçka me topin. Nën drejtimin e Hajnkes bënim vrap tri herë në ditë si lepuj dhe ndiheshim në formë.

Guardiola njihet për elozhet e tij në publik ndaj lojtarëve. Ju ka lavdëruar edhe juve. Si ndiheshit?

Ishte shumë e vështirë për të gjithë ata që qëndronin në stol. Nuk mund të vija dhe t’i thosha: Teksa më lavdëron, duhet të më lejosh të luaj!

Shaqiri dhe Guardiola

Si e moderonte sjelljen me rezervat trajneri Hajnkes?

Ishte krejt ndryshe. Nën drejtimin e tij e dinim të gjithë se çfarë pozicioni dhe rëndësie kishte secili brenda ekipit. Gomez, Rafinja dhe Gustavo qëndruan në stol në finalen e Champions-it 2013 dhe asnjë prej tyre nuk tha një fjalë të keqe për trajnerin. Hajnkes kishte komunikim të drejtpërdrejtë. Ai ua bënte të qartë më përpara lojtarëve çfarë shkoi mirë dhe keq.

Edhe Hajnkes mund të bënte të rreptin apo jo?

Ai ishte një “gentlemen”, por i prerë. Rregullat e tij ishin njësoj për të gjithë. Nëse një lojtar qëndronte i vetëm para portës dhe nuk pasonte apo tërhiqej, atëherë zëvendësohej direkt dhe ndeshjen e radhës do ulej në stol, sepse rregulli i ishte shpjeguar më përpara prej Hajnkesit./panorama/a.k

Next Post
Erdogan “ndalon” përmendjen e Krishtlindjeve në gjimnazin elitar gjerman të Stambollit

10 “sekrete” që nuk i dini për festën e Krishtlindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In