• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kur Ilir Meta e shet hallin personal, si kombëtar!

by Java News
19/09/2020 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur Presidenti i Republikës e shet hallin personal, si kombëtar!

Ka shumë hipoteza rreth asaj se çfarë ka ndikuar këto ditë, në rithimin e maktheve, tërbimeve dhe kërcënimeve sipas humoreve të ciklit hënor, të ekzpozuara përmes deklaratash publike nga Ilir Meta. Pavarësisht se Kryetari i Shtetit flet live dhe shkruan e zeza mbi të bardhë, të gjithë e dijnë se kur ai dhe një pjesë e liderëve politikë shqiptarë kërcënojnë, diçka krejt tjetër nga ajo që ata i referohen, i shqetëson në thelb.

Nëse Ilir Meta të thotë hap listat 100% dije se ky është një sebep dhe nuk e ka fjalën për këtë. Por shkaku real, shqetësimi real i tij është gjetkë. Nëse bën sikur është i shqetësuar për fjalën e lirë, për lirinë e medias, për demokracinë, për flamurin, për shqiponjën, për Kushtetutën dije se hallin e ka komplet tjetër kund. Madje sa më parimor hiqet, aq më banal e ka hallin. Është fiks si në atë lojën e vjetër që i bie pragut që të dëgjojë dera.

E ka treguar këtë kur bëhej sikur shqetësohej dikur për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atij të Jashtëm Gent Caka, kur në fakt qëllimi i vërtetë ishte të krijonte një ngërç artificial me qeverinë. E ka treguar kur çdekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, në emër të stabilitetit politik të vendit, por  në thelb i gjithë qëllimi ishte për krejt të kundërtën: Për të provokuar nga lart, një krizë artificiale politike në sistem. E kështu me radhë.

Presidenti i Republikës këtë radhë ka një problem sa politik, aq edhe partiak, sa personal aq edhe ekzistencial. E cila lidhet me të ardhmen e tij politike pasi të mos jetë më në zyrën e Kreut të Shtetit. Të gjitha sondazhet e tregojnë LSI, partinë e tij politike, në nivelet më të ulëta të mbështetjes popullore të këtyre 16 viteve të ekzistencës së saj. Ilir Meta tentoi që të krijonte një forcë të re politike alternative, por deri tani nuk ia ka dalë dot. Pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, të cilat edhe ai vetë i miratoi në heshtje, hapja e listave sipas formulës së ofruar nga PS nuk i shqetëson as krerët e LSI dhe as ata të PD në thelb. Sepse në fund të fundit, ajo është një forumë e njohur dhe e gjithëpranuar, në vendet që e aplikojnë listën e hapur.

Ajo që e shqetëson më shumë Ilir Metën për ekzistencën e LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, është çështja e koalicioneve parazgjedhore. Sa më shumë tërbohet Presidenti, aq më i qetë duket Lulzim Basha. Pse ndodh kjo?

E para, sepse koalicioni parazgjedhor me një listë unike kandidatësh për deputetë do të detyrojë PD dhe LSI që të dalin më vete. Sepse partitë e vogla bëhen në këtë rast “ushunjëzat” që majmen me votat e partisë së madhe, të cilat ajo do ti mbajë në lojë artificialisht. PD nuk është e gatshme të fusi 50 emra të LSI në një listë me 140 kanidatë në gjithë Shqipërinë.

E dyta, duke dalë më vete, LSI e ka aq të ulët sipas sondazheve mbështetjen sa nuk do arrijë që të mari as deputetë sa të ketë mundësinë të luajë rolin e shumëdëshirur të kingmaker-it në politikën shqiptare. E treta, është kjo arsyeja se përse Ilir Meta hedh në treg idenë se menjëherë pas zgjedhjeve do bëhet ministër i Brendshëm. Nga njëra anë këmbëngul se do përfundojë mandatin e Presidentit, deri në korrik 2022, e nga na tjetër i thotë kriminelëve se më 26 prill në mëngjes do drejtojë policinë e shtetit.

Të gjitha këto tregojnë frikën e tij për LSI dhe karrierën personale. Ndaj alarmet që ai ngre në emër të shqiptarëve, janë të rreme. Thjeshtë po mundohet që të na e shesi hallin personal, si një hall kombëtar.

Alpenews.al

Next Post
Sezoni i Superiores 2020/ Ja 10 lojtarët që presin të ndryshojnë skuadër

A po shfrytëzohen futbollistët e Superligës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama përplaset edhe me gjyqtarët: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In