I pranishëm në studion e ‘Real Story’ në News 24, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero komentoi pamjet e Black Friday, kur njerëzit u turrën për të bërë blerje, pa pyetur për rrezikun e koronavirusit.
“Më tha djali: ‘Shiko babi çfarë tmerri!’ Kur i pashë këto pamje dhe kur shikoj stafin me mundin që bëhet në Urgjencë, dhe shikoj të sëmurët, jo vetëm më rrëqethet mishi, por më mbushen sytë me lot. Në radhë të parë s’duhet ta lejojmë ne qytetarët që të na ndodhë. Ata nga aty shkojnë në shtëpi, infektojnë ndoshta 200, 400 apo 600 të tjerë. Janë pamje tronditëse që s’duhet t’i lejojnë. Ata që i kanë këto qendra tregtare s’duhet t’i lejojnë, as autoritetet. Pjesa më e madhe e tyre do jenë në spital, apo edhe prindërit e tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve, autoriteteve dhe drejtuesve të qendrave të mos lejojnë shfaqje të tilla se do na vrasin para se të vijë vaksina”, -u shpreh Pipero.
Këto ditë në vendin tonë janë shënuar një numër i madh viktimash dhe personash të infektuar. Ditën e djeshme u regjistruan 705 raste të reja dhe 17 viktima.
g.kosovari