• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur hartën e shezlongeve e ndan pushka

by Plator Nesturi
28/06/2021 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

E kemi ndarë plazhin copa-copa duke ua hequr qytetarëve e duke ua dhënë bizneseve duke mos mbetur asnjë centimetër bosh. Dhe në këto pasoja do jemi. Do vriten mes njëri-tjetrit për hapësira që edhe ligjërisht nuk janë në pronësi të tyre, por të marra me qera si zonë ranore dhe që janë hapësira publike. A e keni parë bregdetin e Vlorës dhe të Durrësit? Për të shkuar më tej, në Shëngjin e Velipojë ku hapësirat e marra në shfrytëzim për vendosjen e çadrave dhe shezlongeve janë ngjitur e sipër njëri-tjetrit e ku as mund të mendosh të ngresh çadrën në qejfin tënd. Për të mos përmendur pastaj bregdetin e Jugut ku mungesa e hapesirave publike të kombinuara me çmimet e kripura të akomodimit buzë detit është një realitet tjetër absurd. Siç do jetë absurd për çdo evropian kur të lexojë lajmin se në Shqipëri vriten katër vetë për hapësirë shezlongesh. Çmenduri. Sepse ai nuk mund të imagjinojë se përveç çështjes së pazgjidhur të pronave, të ketë një vend me kaq babëzi të madhe dhe për hapësira publike. Nuk mund të imagjinojë që pushteti lokal e kushdo tjetër, e ka më thjeshtë të marrë një taksë qesharake e t’ia lë bregdetin privatit sesa ta vërë në funksion të qytetarëve të vet.

Kush ka qenë jashtë, qoftë dhe në vendet ku turizmi është industri e vërtetë, në Itali, Spanjë a Greqi, nuk ka parë të zihet e gjithë hapësira bregdetare dhe tu shpërndahet me hartë bisneseve që duan ta shfrytëzojnë. As që mund të mendohet kjo. Së pari hapësirat e marra në shfrytëzim janë shumë më të vogla, duke respektuar më parë hapësirën e turistëve të thjeshtë, por ato janë dhe larg njëra-tjetrës si biznese. Ndërsa këtu plazhi ndahet me hartë, dhe aty ku nuk e ndan mirë kompasi, hartën e shezlongjeve e ndan pushka. Në këtë çmenduri është hipokrite më pas të bësh moralistin dhe të çuditurin se sa dhimbje arrijmë ti shkaktojmë njëri-tjetrit qoftë edhe për ca shezlongje. Kjo, sepse zanafilla e kësaj patologjie ku zgjedhja kërkohet nëpërmjet armëve vjen nga babëzia. Babëzia për të zaptuar dhe përfituar nga çdo anë dhe ku shteti herë ka mbyllur sytë e herë ka bërë të dobëtin./ fjala.al

Next Post
Analiza e Minxhozit: LSI është në rënie sipas sondazheve, PD humbi 150 mijë vota në 8 vite

Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In