• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fuqia e Kryeprokurorit do të zhbëhet, si e ndryshon ligji i ri organin e akuzës

by Java News
16/09/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ligji për prokurorinë të miratohet në Parlament dhe të marrë fuqi, prokuroria nuk do të jetë më kjo që njohim sot. Aktualisht, prokuroria është një organ i centralizuar, ku prokurori i përgjithshëm është i gjithëpushtetshëm brenda sistemit.

Por kur ligji i ri të nisë zbatimin, fuqia e kryeprokurorit do të zhbëhet. Ai do t’i ngjajë më shumë një adminstratori të sistemit, nuk do të ketë mundësi të propozojë emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve dhe nuk do të jetë më autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale.

Fuqia e tij do t’u kalojë drejtuesve të prokurorive në rrethe, të cilët veprojnë si të pavarur nga prokurori i përgjithshëm.

Opozita e konsideron këtë një tejkalim të parashikimeve kushtetuese. Një çështje me potencial të lartë rreziku për dezintegrimin e prokurorisë në disa ishuj pushteti, që e ben jollogaridhënëse dhe më të brishtë nga ndërhyrjet nga jashtë sistemit.

“Përtej ndryshimit kushtetues, ligji përkeqëson situatën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e çuar gravitetin te drejtuesit e prokurorive të rretheve, gjë që nuk është parashikuar nga Kushtetuta. Kjo do të ndikojë në mënyrën se si funksionon dhe sa efikase do të jetë prokuroria. Mazhoranca refuzoi dispozitën tranzitore që do të rregullonte kompetencat deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Opozita nuk mori pjesë kur mazhoranca e votoi ligjin në formë përfundimtare.

“Komisioni diskutoi nen për nen dhe e votoi në tërësi ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë. Ky ligj tashmë konsiderohet i mbyllur për Komisionin e Reformës në Drejtësi”, tha nga ana tjetër deputeti i PS, Ulsi Manja.

Pas nisjes së zbatimit të ligjit për prokurorinë, kryeprokurori nuk do të jetë më një ngjarje aq e rëndësishme politike. Vëmendjen pas tij do ta marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë./tch/a.k

Next Post
Vrau 17-vjeçarin, gjykata jep arret me burg për autorin

Vrau 17-vjeçarin, gjykata jep arret me burg për autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In