• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Fatmir Xhafaj paralajmëronte krizën e Gjykatës Kushtetuese

by A R
07/11/2019 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Presidenti Ilir Meta e ka prishur ‘paqen’ që u duk se vendosi një ditë më parë me Kuvendin, teksa dekretoi dy ligje të tij. Ditën e sotme, kreu i Shtetit e ka futur në ngërç plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, ku përmes një letre i kërkon kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të pezullojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve. E thënë shkurtimisht, pas dekretimit të Besnik Muçit, Meta nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese duke futur në qorrsokak procesin.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Në një intervistë ekskluzive për “JavaNews” ish-Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, bëri një “skaner” të hollësishëm për tre kandidatet për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Xhafaj e paralajmëroi në fakt ngërçin që mund të prodhonte Presidenti duke kthyer mbrapsht listën e dytë të KED.

Duke komentuar një rast të mundshëm, ai u shpreh se Meta do të shkelte hapur nenin 124 të Kushtetutës dhe ligjin përkatës të Gjykatës Kushtetuese (nenin 7b, pika 4) në të cilën shprehet qartë detyrimi i organit për t’u shprehur brenda një afati 30 ditor.

“Ky detyrim mbizotëron mbi çdo interpretim tjetër. Parashikimi i radhës së ndjekjes në Kushtetutë për secilin organ, fillimisht ka si qëllim përcaktimin e vendit vakant që do të zëvendësohet prej tij, me qëllim ruajtjen në vijimësi të radhës së emërimeve për realizimin e rotacionit të rregullt– u shpreh Xhafaj pak ditë më parë për “JavaNews”.

Ish-kreu i Komisionit të Reformës, e ka cilësuar këtë hap të Metës si të pakuptimtë. Sipas tij, Kushtetuta është e qartë dhe nuk ka vend për interpretime të ndryshme.

“Shpresoj që të sillen në mënyrë të përgjegjshme me Kushtetutën dhe ligjin. Ndryshe, nuk kanë qëllim krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese por pengimin e saj” – tha Xhafaj për “JavaNews”.

Por në paralajmërimin e tij, ai komentoi edhe zgjidhjen ligjore të rastit.

“Presidenti dhe Kuvendi kanë një afat 30 ditor për t’u shprehur. Nëse nuk shprehen brenda këtij afati, Kushtetuta dhe ligji e kanë dhënë edhe zgjidhjen. Automatikisht këto organe humbasin të drejtën e emërimit të kandidatit përkatës dhe fitues shpallet kandidati i renditur i pari në listën e KED” – tha Xhafaj pak ditë më parë.

Sot, me sa duket, Ilir Meta bëri lëvizjen e tij të fundit jo për të përmbushur një detyrim kushtetues dhe për të shpëtuar demokracinë sikurse e proklamon…

Next Post
“5 miliardë lekë kompensime për ish-pronarët, jo objekt i deficitit buxhetor”

Ligji, ndërtimet e para 50 viteve do t’i nënshtrohen procesit të auditimit teknik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In